• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD sulmon OSBE, Bylykbashi: Ndërkombëtarët flasin pas zgjedhjeve…!

by Java News
08/02/2017 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët nuk pranojnë asnjë ndërhyrje në reformën zgjedhore nëse nuk pranohet votim dhe numërim elektronik. Oerd Bylykbashi e konsideron farsë, kërkesën e bashkëkryetarit socialist për të shtyrë afatin e komisionit te reformës zgjedhore. Socialistët bënë përpjekjen e radhës për reformën zgjedhore, duke kërkuar shtyrjen e afatit të komisionit të posacem parlamentar edhe me një muaj, por cila është përgjigja që merr Taulant Balla nga homologu demokrat
“Është vetëm një përpjekje farsë për të treguar që ne e duam ndërkohë që e kanë treguar me të gjitha format pse nuk e duan reformën. Janë ata që për herë të parë vunë veton për të bllokuar një çështje që zgjidh mosmarrjen e kartave të identitetit, moskorruptimin e komisionerëve, mosvotimin shumë herë në qendrat e votimit, mosvjedhjen e votave gjatë numërimit, që në këteërast është votimi elektronik… Nëse ne themi një muaj, dy muaj, tre muaj që nuk ka kohë konkluzioni është vetëm një; nuk duan zgjedhje të lira e të ndershme”

Ato që kërkojnë të zgjidhin socialistët e që në fakt një pjesë e mirë janë dhe në platformën e demokratëve, konsideron dytësore prej këtyre të fundit. Për  Oerd Bylykbashin reforma zgjedhore është e varrosur përderisa ajo nuk zgjidh problemin kryesor të zgjedhjeve garantimin e votes, thotë ai.
“Sot nuk ka më zgjidhje tjetër që shqiptarët të besojnë se zgjedhjet janë të ndershme. Kështu që propozimet e zotit Balla nuk janë gjë tjetër veçse një farsë ndërkohë që thelbi i reformës është vrarë…Për çfarë do të shtyhet afati? Për të siguruar se formularët e deklarimit të fianancimit të partive apo ndonjë çështje tjetër minore do të jetë më e saktë, ndërkohë që çeshtja kryesore është shit-blerja e votës me paratë e krimit të organizuar, trafikut të drogës apo të korrupsionit? Me cilin formular bashkëkryetari socialist do të zgjidhë që këto para kriminale do të deklarohen në mënyrë transparente tek autoritetet shtetërore?”

Lidhur me qëndrimin e OSBE-së, se votimi elektronik nuk është zgjidhje, Bylykbashi thotë se ndërkombëtarët çeritfikojnë standardet në fund të procesit, nuk vlerësojnë kohën
“Ajo që po rrezikojmë është që zgjedhjet nuk do të kenë standarte kaq. Ndërkombëtarët do të kërkojnë pikërisht këtë nesër pavarësisht kohës; do të thonë edhe këtë që autoritetet shtetërore shqiptare që do të thotë kjo qeveri, nuk mori masa që të trajtonte 53 rekomandimet e OSBE-ODIHR gjatë 4 viteve të fundit.”

Prej muajsh Bylykbashi po punon në Durrës si kryetar i komanduar i demokratëve atje dhe sipas tij, katalogu i gjithë problematikës që rrezikon zgjedhjet hapet tek ky qytet.
“Durrësi është kryeqyteti i krimit të organizuar; sot bandat më të rrezikshme janë të përqëndruara në Durrës, papunësia është padiskutim masive, krimi i zakonshëm është përditë në rrugë, trafiqet e drogës nuk janë më vetëm në malet e Krujës, tashmë mbillet hashashi edhe në kapanonet në periferi të Durrësit me lejen e policisë, me drejtimin e policise gjithashtu; abuzimi me fondet publike dhe korrupsioni ndërkohë që qytetarët mbyten me çerek ore shi apo dikush vdiq vetëm se nuk kishte ku të qëndronte dhe bashkia shpenzon 6 milion dollare per shpenzime që janë fare të panevojshme për zbukurime urbanistike”

Demokratët besojnë se zgjedhjet e lira do të garantohen me protesta, ndërkohë që është në fuqi qëndrimi politik i tyre se nuk bojkotojnë zgjedhjet.

ma.me

Next Post
Manja: Vettingu i gjyqtarëve proces i përkohshëm, hapat si do të veprohet më pas

Manja: Vettingu i gjyqtarëve proces i përkohshëm, hapat si do të veprohet më pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Rinasi, kartvizitë e Shqipërisë që rritet?

November 10, 2026
“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

November 10, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

E fundit/ Veliaj shkresë SPAK-ut: Më lejoni të marr pjesë në Asamblenë e PS-së

November 10, 2026
190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

November 10, 2026
Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

November 10, 2026
“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

November 10, 2026
Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

November 10, 2026
“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

November 10, 2026
Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In