• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD sulmon hapur Brukselin zyrtar: Ka “mbyllur sytë” për të ndihmuar Ramën

by A R
08/10/2020 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD dhe përfaqësues i kësaj partie, Aldo Bumçi, teksa foli për progres-raportin e Komisionit Europian, tha në A2 se nëse do të kishte Gjykatë Kushtetuese dhe do të ishte respektuar marrëveshja e “5 qershorit”, shanset për hapjen e negociatave do të ishin shumë të mëdha.

Për Bumçin, ne jemi në këto pozita vetëm për shkak të këmbënguljes së Edi Ramës.

“Raporti tregon dhe njëherë vullnetin e Komisionit Europian për të mbështetur Shqipërinë, një vullnet që Rama e ka keqpërdorur. Nuk do të ketë hapje negociatash, ndarja nga Maqedonia është e pashmangshme dhe këtë vit nuk kanë asnjë justifikim. 8 vite të humbura me një kosto të jashtëzakonshme vijnë për shkak të Ramës. Negociatat do të ishin hapur 3 vite më parë nëse do të ekzistonte minimumi i vullnetit politik. Ne e pamë se çfarë bëri kryeministri, arriti një marrëveshje dhe mbas pak ditësh e grisi atë, pavarësisht që ishte marrëveshja e parë që bënte me opozitën në 7 vite. Fajtori është shumë i qartë në sytë e shqiptarëve. Kushtet janë të thjeshta. Vetëm tani Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese. Nëse do të kishim Gjykatë Kushtetuese dhe do të respektohej marrëveshja e “5 qershorit”, shanset për negociatat do të ishin shumë të larta. Ne jemi në këtë pozitë për shkak të këmbënguljes së Edi Ramës” – tha Bumçi.

Më tej, Bumçi kritikon edhe raportet e Komisionit Europian, duke theksuar se kanë “mbyllur sytë” për gjendjen në Shqipëri.

Për të, Komisioni e ka zhbërë vetveten.

“U bë disa vite radhazi që Komisioni Europian thotë për Shqipërinë që i ka plotësuar të gjitha kushtet. Vetëm raporti i fundit pranon se disa kushte nuk janë përmbushur, por janë pothuajse të përmbushura. Komisioni, për një sërë arsyesh, ka prodhuar raporte që mbyllnin sytë ndaj gjendjes. Kjo mund të jetë bërë edhe për vullnetin e mirë për t’i mbështetur këto vende. Por, kur i thua një ngelësi e ke bërë shumë mirë, ai nuk nxitet të punojë. Më pas, nga 5 kushte u bënë 10 kushte. Në raportin e fundit ka më shumë realizëm, përgjithësisht është një frymë që i ka karakterizuar edhe raportet e fundit. Në një farë mënyre, Komisioni e ka zhbërë vetveten, nuk është më aktor, nuk është më i besueshëm për vendet anëtare. Atëherë për kë është? Për ne shqiptarët? Pse, do të na e tregojë realitetin se si jetojmë në Shqipëri një raport? Kur i thonë gjermanët e të tjerë, se ky raport nuk qëndron dhe ne kemi kushte shtesë, kjo flet qartë për seriozitetin e raportit”, u shpreh Bumçi.

/a.r

Next Post
Si po ndryshon tregu i fluturimeve nga pandemia: Bie trafiku 61%, por rritet Air Albania dhe Wizz Air

Shifrat / Azilkërkuesit nga Shqipëria në rënie, pas vitit 2014 dominojnë bashkimet familjare dhe shkollimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

November 10, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension! Afati i fundit më 31 dhjetor 2026, ja si të veproni

November 10, 2026
“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

November 10, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Rinasi, kartvizitë e Shqipërisë që rritet?

November 10, 2026
“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

November 10, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

E fundit/ Veliaj shkresë SPAK-ut: Më lejoni të marr pjesë në Asamblenë e PS-së

November 10, 2026
190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

November 10, 2026
Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

November 10, 2026
“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In