Kundërshtimin për taksimin e biznesit të vogël Partia Demokratike do e çojë deri në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho është shprehur se, përveç se kjo taksë rëndon mbi biznesin e vogël, qeveria ka parashikuar që tarifat e kësaj takes ti vendos me vendim dhe jo në ligj. Spaho foli edhe për taksën mbi objektet.
Ankimi në Gjykatë Kushtetuese do të bëhet menjëherë pasi qeveria të miratojë projektbuxhetin. Deputeti i Partisë Demokratike po ashtu u shpreh kundër taksës për banesat dhe objektet e biznesit. Ai tha se kjo taksë do të rëndojë shumë mbi familjet shqiptare. Projektbuxheti i vitit 2018 është ende duke u diskutuar në komisionet parlamentare.
ma.me