• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, Spaho: Opozita nuk duhet të futet në zgjedhje pa garanci

by Java News
31/10/2016 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për opozitën, reforma zgjedhore tashmë ka dështuar. Nënkryetari i demokrateve Edmond Spaho akuzon maxhorancën se qëllimisht e zvarriti procesin e reformimit te Kodit Elektoral; refuzoi futjen e teknologjisë ne zgjedhje dhe financimin e fushatave zgjedhore, duke bere te pamundur realizimin e një ndryshimi thelbësor në betejën e ardhshme zgjedhore.

Për të gjitha këto arsye reforma zgjedhore nuk mund të përmbushe misionin për të cilën u ngrit komisioni parlamentar dhe futja në zgjedhje në këto përballë Ramës sipas Spahos, është një vetëvrasje politike për opozitën.

“Reforma zgjedhore është kthyer, mund te themi  ne nje farse. Pse? Sepse ne prej kohesh kemi propozuar nje pakete e cila synon te administroje procesin dhe te garantoje qe zgjedhjet te jene te lira dhe te ndershme; por asnje nga propozimet e opozitës nuk është marre ne konsiderate”

Sipas Spahos zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme ne Dibër faktuan se kryeministri Edi Rama do te përpiqet te deformoje votën nëpërmjet krimineleve e parave te drogës; e per kete arsye opozita po konsideron mundësinë e protestave dhe bojkotit te kuvendit.

“Po përpiqemi te sensibilizojmë te gjithë opinionin shqiptar mbi demin e madh qe i vjen vendit nga mospasja e nje procesi te lire dhe te ndershëm zgjedhor. Dhe 2 rruge shohim ne, nese nuk do te kete reagime; jane protesta qe do te organizojmë, madje nese situata do te duket e pashprese do te marrim ne konsiderate seriozisht edhe largimin nga parlamenti”, thotë Spaho për “Vizion+”.

Per PD futja ne zgjedhje përballe kesaj qeverie qe nuk jep asnjë garanci per respektimin e vullnetit te qytetareve është vetëvrasje.

“Do te ishte vetëvrasje për ne si opozitë dhe për Partinë Demokratike që të bëhemi pjesë e këtij skenari, të tregohemi symbyllur dhe të veprojmë si dekor i Edi Ramës”, deklaron Spaho.

Që prej betejës se zgjedhjeve lokale, opozita ka apeluar per ndryshime radikale ne proceset elektorale ne mënyre qe t’i jepet fund fenomeneve si blerja e votës apo kërcënimi i zgjedhësve; por ndërsa ditet kalojnë, komisioni i posaçëm, i ngritur per te reformuar ligjin elektoral ende nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

ma.me

Next Post
UNICEF: 300 milionë fëmijë thithin ajër toksik

UNICEF: 300 milionë fëmijë thithin ajër toksik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com