• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD si supë burgu: Merre ose lere, një është!

by Lorenc Vangjeli
03/07/2017 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Një javë mbas zgjedhjeve të përgjithshme debati politik është më i panatyrshmi i mundshëm. Më i pabesueshmi. Më i çuditshmi dhe më i paparashikueshmi. Nuk flitet asnjë fjalë që ndryshoi fati politik i Shqipërisë, por diskutohet fati i një individi. Nuk debatohet për të nesërmen e qeverisjes, por nisi sherri për të nesërmen e një partie të vetme. Askush nuk përmend as parregullsi në zgjedhje, as ndryshimin dramatik të kursit të euros fundjavën e zgjedhjeve – nëse do të gjesh autorësinë e një krimi, ndiq gjurmët e parave – askush nuk flet për raportin e pazakontë të forcave të krijuara në politikë. Ngjan se nuk i intereson askujt fundi i tmerrshëm i PD-së në zgjedhje, por gjithkush po rend të trajtojë si fat e fakt tmerrin e pafund të saj në katër vjetët e ardhshëm.

Në të vërtetë, e ardhmja ndodhet në të shkuarën. Ky paradoks i 2017-ës ngjan si dy pika uji me çfarë ndodhi me PS-në e tetë vjetëve më parë, kur socialistët dështuan në tentativën e parë për të riardhur në pushtet dhe PD-ja garantoi mandatin e dytë qeverisës së saj. Qoftë atëherë, qoftë tani, nuk u fol për merita të fitimtarit dhe dobësi të humbësit, por me mbylljen e një gare, thjesht u kërkua hapja e një gare të re. Njëlloj sikur qeverisja – në të gjithë vendin apo dhe në një parti të vetme – të jetë jo një mjet, por një qëllim në vetvete.

Lulzim Basha tashmë është përpara garës së tij të re. Ai hyri në garën për t’u zgjedhur kryeministër, jo për t’u bërë i tillë, por duke menduar se kishte garantuar të paktën barazimin. Asnjë kryetar opozite nuk ka hyrë më parë në zgjedhje duke kontrolluar gati gjysmën e qeverisë, drejtoritë kryesore në strukturën shtetërore dhe me një “dashamirësi” prej stjuardese nga kundërshtari kryesor. Për të kuptuar sesa e panatyrshme është e gjithë ajo që ndodhi muajin e fushatës, mjafton të ndryshohen një çast personazhet dhe të zhvendosen ata në kohë: Çfarë do të kishte bërë në kushte të ngjashme Berisha kryeministër përballë Ramës kryetar partie? Kush do të mund të mendonte se ai do të largonte edhe ministrin e financave, edhe atë të arsimit e mbi të gjitha, edhe ministrin e policisë vetëm e vetëm që Rama të ndjehej komod në zgjedhje? Kritikët e njërit dhe dashamirësit e tjetrit ndoshta pikërisht këtu do të gjenin edhe diferencën mes këtyre dy politikanëve, kontrastin mes tyre dhe epërsinë demokratike të njërit mbi tjetrin. Por rezultati i zgjedhjeve vërtetoi një tezë tërësisht të kundërt. Që në politikë llastimi dhe jo sakrifica, hilja qesharake dhe jo ndeshja e ndershme, garantojnë gjithmonë humbje të sigurt. Me të gjitha gjasat, në këtë javë vetmie, Lulzim Basha ka bërë të gjitha postllogaritë që duhet të kishte bërë më herët. Pikërisht ato llogari që kundërshtarët e tij cinikë i bëjnë duke e konsideruar gjithë “bashkëqeverisjen” një mujore që morri, si karemin që la partinë në opozitë për katër vjet të tjera.

Llogaria e djeshme e Bashës u prish nga një detaj, njohja e të cilit në politikë, bën ndarjen mes profesionistëve dhe amatorëve. Një detaj që shpjegon se zakonisht, si rregull, fati flet gjuhën e më të fortit. Se në politikë, ndryshe nga aritmetika, numri 74 apo 75 është shumë më pak se numri 64 apo 65. Nëse PS do të kishte marrë 64 apo 65 vota, atëherë Basha me gjasë do të ishte në pushtet. Me 74 apo dhe më shumë vota të PS-së, PD është në opozitë dhe ai vetë rrezikon të shkojnë në shtëpi. Duke marrë nga fushata vetëm komplimentin që Rama bëri në stilin e infermierit mbi tulin e pacientit: Basha zgjodhi Shqipërinë…!

Basha gaboi sepse në katër vjet ai tentoi të endet mes Ramës dhe Metës dhe të flirtojë herë me Ramën për të zemëruar Metën dhe herë me Metën për të rritur pazarin tek Rama.  E vazhdoi një gjë të tillë deri në momentin kur jeta i dha falas leksionin e madh: tradhëtinë e blen gjithëkush, por tradhëtarin e përbuzin të gjithë! Hesapet e tij me Astrit Patozin dhe gjithë demokratët e tjerë që u ndjenë të tradhëtuar nga dashuria e tij në distancë me Ramën, sapo janë hapur. Dhe ndryshe nga sa ndodhi me Ramën në 2009-ën, ato hesape do të mbeten hapur edhe nëse mbyllen. Sepse bëhet fjalë për PD-në, e cila është shndërruar në supë burgu. Ngrohe, ftohe, merre ose lere, ajo është oferta e vetme politike në të djathtë. Edhe pse rrezikon pafund të jetë seriozisht e treta në të gjithë spektrin politik të vendit dhe e dyta në opozitën e nesërme dy ngjyrëshe në Shqipëri.  /JavaNews

Next Post
Rama: Meta i çoi punët për dreq, dëmtoi figurën e kreut të shtetit në 40 ditë

Rama paralajmëron deputetët e rinj: Nëse keni ndërmend të punësoni kushërinj, ikni që tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In