• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, si parti “M-L” amerikano-latine

by Artur Ajazi
06/02/2024 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka qenë dhe mbetet në modë, funksionimi i partive politike (ndryshe nga ato në Europë) kryesisht atyre marksiste-leniniste në Amerikën Latine. E mbajmë mënd se si vinin në kongreset e PPSH, me dhjetra e qindra kryetarë partie m-l, nga Venezuela, Kosta-Rika, Argjentina, Brazili, Uruguai, Kuba, Salvadori, etjjj, dhe se si tregonin në fjalimet e tyre, veprimtarinë politike “në vendet e tyre të sunduara nga imperializmi dhe kapitalizmi”. Duke parë rastet e shpeshta që po ndodhin në Parlamentin tonë, në Parlamentin e një vendi anetar i NATO-s, i një vendi me miqësi dhe partneritet të ngushtë me BE-në dhe SHBA-në, nga një grupim deputetësh që vetëm nga një “Parti Demokratike” nuk mund të vijnë, mendoj se po sillen njëlloj si parti m-l. Mblidhen , ndezin flakadanë, përmbysin karrige, tavolina, ndezin zjarre në sallë, thyejnë mikrofonë, hedhin shishe me ujë drejt foltores, kryetares së Kuvendit dhe qeverisë, dhe zihen me policë e gardistë.

Ka edhe më.

Paralajmerojnë “mosbindje civile”, vajtje tek zyra e Edi Ramës, apo dhe bllokim të veprimtarisë normale të kryeqytetit. Nuk e di, çfarë mund të bëjnë më shumë në parlamentet e tyre partitë marksiste-leniniste në Amerikën Latine. E keqja  dhe problemi është se, grupimet rivale të Partisë Demokratike, nuk po e kuptojnë se po dalin përfundimisht nga “rreshtimi” si parti politike, nuk e kuptojnë se dhuna i përket një sistemi tjeter, një epoke tjeter, dhe se me dhunë vijnë në pushtet partitë që rrijnë maleve dhe fshatrave dhe ku luftojnë regjime totalitare. Shqipëria, ka 33 e ca vjet që e ka përmbysur totalitarizmin, por kjo nuk do të thotë, se ligji nuk  duhet të veprojë, dhe se askush që djeg, shkaterron, dhe nxit dhunën, nuk duhet ndëshkuar. Duke e patur në “gen” embrionin marksisto-leninist si forcë politike, PD-ja e vjeter dhe Rithemelimi, e kanë të pamundur të largohen nga tradita.

Dhuna (dhe jo logjike dhe bashkepunimi) ka qenë dhe mbetet teoria dhe praktika e asaj force politike, që nuk e di, pse e ka emrin “Demokratike”. Duke mos ngjasuar dhe patur lidhje fare me funksionimin normal të partive simotra në Europë, duket se Partia Demokratike apo tre grupimet e saj, e kanë të pamundur të rizgjohen, ti “thërrasin mëndjes” sa nuk është vonë, pasi zgjedhjet e reja po afrojnë.

Deri tani, shanset që tre grupimet respektive të PD, të marrin numrin e duhur të deputetëve që morën në zgjedhjet e kaluara, janë zero. Vendin nuk mund të pretendojmë, se do ta “qeverisë” një parti e ndarë në “llokma”, pasi do ishte fatale për të ardhmen e shqiptareve.

Kjo PD, apo kushdo tjetër brënda saj, që synon të fitojë zgjedhjet në 2025 apo 2030, duhet ta kuptojë se, pa unifikim mendimi, veprimi, pa liri dhe demokraci të brëndshme, pa një lidership të përgjegjshëm,dhe pa hequr dhunën nga teoria dhe praktika e saj,  kurrë nuk merr shumicë votash nga shqiptaret.

Next Post
‘O Mulo, vë bast me ato…’/ Noka dhe Gjiknuri përplasen në Komisionin e Reformës Zgjedhore

'O Mulo, vë bast me ato…'/ Noka dhe Gjiknuri përplasen në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com