• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD shton akuzat: Të dhënat e 10% të zgjedhësve janë modifikuar

by A R
07/06/2019 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Endri Hasa shprehet se 10 për qind e të dhënave të votuesve janë modifikuar pa asnjë dokumentacion, ndërsa shton se ky veprim ka cënuar rëndë listën e zgjedhësve.

Me një shënim në “Facebook”, Endri Hasa thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po përpiqen për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet.

“Të dhënat e 10% të zgjedhësve janë modifikuar pa asnjë dokumentacion dhe është cënuar rëndë lista e zgjedhësve. Këto janë listat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit sepse vesi del me shpirtin dhe ata bëjnë çdo ditë çdo gjë vetë për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet sepse vetëm këtë dinë të bëjnë.

Listat e zgjedhësve janë cënuar rëndë dhe janë modikuar në kundërshtim me Kodin Zgjdhor dhe Ligjin për Gjendjen Civile”, shkruan Hasa.

Sipas tij, ky është konkluzioni i raportit final të auditimit të kryer sipas kodit zgjedhor mbi veprimet në në Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile i paraqitur dje në mbledhjen KQZ.

“Nga Dhjetori 2018 deri në listën finale rezulton që 350.843 qytetarëve i janë modifikuar të dhënat e banimit dhe për këto veprime mungojnë gjurmët e sistemi dhe dokumentacionet përkatëse. Mos identifikimi se kush ka kryer ndryshimet mbi të dhënat dhe mungesa e dokumentave që kërkon ligji ka cenuar rëndë sigurinë e regjistrit dhe integritetin e listës së zgjedhësve” shton ai.

“Në mënyrë arbitrare dhe pa dhe asnjë dokumentacion në 2.5 muaj janë shtuar 47.747 kode të reja banesash. Janë mbi 100 raste në të gjithë Shqipërinë ku kodet e banimit rezultojnë me mbi 300 banorë. Në Korçë Qendra e Votimit 3636 ka 1051 zgjedhës të regjistruar në banesën 141 që është godinë e Fakultetit të shkencave të natyrës. Po kjo qendër ka 495 zgjedhës të regjistruar në banesë 529 që siç duket qartë në Google maps është lulishte.

Në Durres QV 1470 në godinën e vogël me nr 22 banojnë plot 944 zgjedhës . Në Elbasan QV 2350 banojnë 408 zgjedhës në një hyrje të vetme pallati të ndërtuar para vitit 90. Nesër Shqiptarët në oën 19:00 do të jenë shesh për të larguar kriminelët që po mbajnë Shqipërinë larg Europës. #8qershor #ShqiperiasiEuropa.”, përfundon Hasa.

/a.rada

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

November 25, 2026
“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In