• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Shefi i kufirit në Dhërmi, ku kalon droga për Itali, në shërbim të kushërinjve të Tahirit‏ (Foto)

by
04/10/2015 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje të tij me trafikun e drogës. Në një dalje për mediat, Enkelejd Alibeaj publikoi disa fotografi që sipas tij vërtetojnë lidhjet mes shefit të kufirit në Dhërmi dhe kushërinjve të ministrit Saimir Tahiri.

Sipas Alibeaj, kushëriri i Tahirit, Moisi Habilaj, ka një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me kreun e policisë kufitare në Dhërmi.

Në këtë kuadër, ai përsëriti thirrjen se “vetëm largimi i menjëhershëm i ministrit Tahiri i hap rrugë drejtësisë dhe heq njollën e turpit, korrupsionit e inkriminimit, me të cilën narkoministri ka ndotur punën, përpjekjet dhe sakrificat e mijëra efektivëve të policisë së shtetit”.

Deklarata e PD: 

“Kushërinjtë e Saimir Tahirit, Habilajt që hetoheshin për trafik droge, dhe që policia i njeh mirë për aktivitetin e tyre në Vlorë e më gjerë, po vazhdojnë të forcojnë lidhjet me pikat kyçe të kalimit të narkotikëve.

Kemi këtu, Moisi Habilajn, kushëriri i preferuar i Tahirit, në një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me kreun e policisë kufitare në Dhërmi.

Pikërisht në Dhërmi, aty ku sipas dëshmisë së oficerit të lartë të antidrogës Zagani, banda e drogës magazinon mallin dhe e bën gati për ta nisur në Itali.

Por siç dëshmojnë këto foto, kreu i policisë kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, nuk ka prioritet hetimin e trafikut të drogës sepse në fakt është vënë në shërbim të tyre.

Ja tek festojnë sëbashku kreu i kufirit të Dhërmiut me Habilajt, arritjet në biznesin kriminal. Dolli pa fund për drogën dhe për shefin e madh në Tiranë.

Oficeri Bode e ka marrë mesazhin.

Ai nuk mund të hetojë kushëririn trafikant të ministrit të brendshëm.

Nuk mund të prekë Habilajt që ndajnë makinën me Saimir Tahirin.

Eshtë provuar publikisht tanimë, dhe e ka pohuar vetë me gojë Tahiri, se makina e tij që shërben si mbrojtje, si garanci e imunitet, është në dispozicion të habilajve kur ata kanë punë me drogën, e më pas në dispozicion të Saimirit kur ai shkon me pushime.

Kjo aferë kriminale, ky skandal i padëgjuar më parë, tashmë është ndërkombëtarizuar. Mediat italiane kanë pasqyruar akuzat tronditëse që rëndojnë ndaj narkoministrit të brendshem shqiptar.

Prokurorët italianë të anti-mafias janë vënë në alarm për volumin e madh të drogës që po kalon nga Shqipëria drejt vendi fqinj.

Por narko-ministri, zoti AA003GB, bën krenar Edi Ramën me gjithë këto bëma.

Prej 33 ditësh ai është ministri i brendshëm më i diskredituar në faqen e rruzullit, njeriu që favorizon bandat e drogës, nxit krimin dhe imkriminon policinë.

Çdo ditë në detyrë e narko-ministrit është një ditë më shumë në kalendarin e krimit dhe drogës.

Vetëm largimi i tij i menjëhershëm i hap rrugë drejtësisë dhe heq njollën e turpit, korrupsionit e inkriminimit, me të cilën narkoministri ka ndotur punën, përpjekjet dhe sakrificat e mijëra efektivëve të policisë së shtetit.”

1-Foto te shefit te kufirit te Dhermiut, Sokol Bode me kusheririn e Ministrit, Moisi Habilaj, personi qe ndan makinen AA003 GB me Tahirin 2Foto te shefit te kufirit te Dhermiut, Sokol Bode me kusheririn e Ministrit, Moisi Habilaj, personi qe ndan makinen AA003 GB me Tahirin Enkelejd Alibeaj 4 tetor Te dhenat e sistemit TIMS

Next Post

Një gjyshe seksi si Albëria (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com