I ftuar në emisionin “Java në RTSH”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Fatbardh Kadilli tha se ka marrë iniciativën e garës në PD jo për të fituar.
Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Kadilli u shpreh se mandati i tretë në opozitë është i panjohur për të gjithë dhe demokratët nuk mund të shkojnë symbyllur drejt këtij mandati.
Më tej, Kadilli tha se demokratët e shajnë PD pasi synojnë të luftojnë të keqen, nga ana tjetër, ai komentoi Berishën ku u shpreh se i uron atij që të bëhet më e mira për të dhe për PD sa më shpejt.
“Nëse rastis në një tavolinë me demokratë, ku nuk ka socialist, shahet PD. Pasi synojnë të luftojnë të keqen. Një pjesë e madhe I kanë këto vyrtyte. PD duhet të jetë partia që lufton korrupsionin. Nuk besoj se PD do jetë mburojë e Berishës në shtator. Berisha po bën një mbrojtje individuale por nuk po e përfshin PD-në. Unë I uroj më të mirën Berishës për t’u cliruar nga kjo akuzë. Pasi kjo do jetë më e mira për të dhe për partinë,”- tha Fatbardh Kadilli në emisionin “Java në RTSH”.
/b.h