• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Sa para ka marrë Ajola Xoxa? Veliaj: Jeni në panik nga sondazhet

by
06/06/2015 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt.

Gerti Bogdani ka thënë në një deklaratë për shtyp, se përfshirja e Ajola Xoxës, në përfaqësimin e biznesmenit Amiran Dzanashvili është e dyshimtë.

“Me gjithë kontrollin mbi median, me gjithë përpjekjen për ta mbyllur skandalin, për ta fshehur të vërtetën, ky dokument mbetet.

E kam fjalën për këtë dokument, ku Dzanashvilli, një emër i famshëm i botës së krimit, i dyshuar dhe akuzuar për pastrim parash, trafik prostitucioni në shumë vende të rajonit, ka mandatuar Ajola Xoxën, si përfaqësuese me të drejta të plota për aktivitetin e tij në Tiranë.

Kjo marrëveshje ka shumë hije dyshimi, por dy pyetje janë thelbësore dhe detyrim publik për zonjën Xoxa, bashkëshortja e ministrit, sot kandidatit të Edi Ramës për kryeqytetin.

Sa para ka marrë zonja në fjale nga Dzanashvili për të drejtën e përfaqësimit? A e ka denoncuar ajo tek Drejtoria e Pastrimit të Parave, të dhënat e transaksionit të dyshimtë që lidh Dzanashvillin me Mark Frrokun, ku 30% e aksioneve të kompanisë shiten 300 mijë euro, ndërsa 15% e aksioneve të së njëjtës kompani shiten me 1.8 milionë euro?

Këtu kemi të bëjmë me detyrime ligjore, dhe zonja Veliaj, duhet të japë përgjigje,” tha Bogdani

Por, atij i është përgjigjur zyra për shtyp e Erion Veliajt.

Në reagim thuhet se Ajola Xoxa nuk e ka pasur asnjëherë personalisht klient, personin në fjalë.

“Paniku nga sondazhet nga njëra anë dhe intervista e Dzanashvillit që implikonte drejtpërdrejtë Shkëlzen dhe Sali Berishën nga ana tjetër, nuk janë arsye për të baltosur bashkëshorten e kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erion Veliaj.

Por, me sa duket dëshpërimi në kampin blu nxit vetëm veprime të dëshpëruara nga ana e PD-së.

Prandaj, e vërteta e thjeshtë se Ajola Xoxa nuk ka pasur asnjëherë klient personin në fjalë, nuk e pengon dot PD-në të shfryjë dëshpërim.

Nga viti 2012 deri në vitin 2014 zonja Xoxa ka qenë avokate e asociuar pranë studios ligjore “Tashko Pustina”. Ajo nuk ka patur asnjë klient të vetin dhe asnjë marrëdhënie financiare me asnjë klient.

Zonja Xoxa është paguar nga studio “Tashko Pustina” si të gjithë juristët e tjerë të asociuar me këtë studio. Zonja Xoxa ka ushtruar detyrat e saj profesionale për studion ligjore dhe klientët e studios ku ka qenë vetëm një juriste me rrogë fikse.

PD do të ndëshkohet në 21 qershor në Tiranë edhe për këtë arsye, ndërsa balta mbi familjen e Erion Veliajt do të mbetet njollë mbi humbësit e katandisur në shpifës me pagesë dhe pa shpresë,” thuhet në deklaratën e stafit të Veliajt.

Next Post

Ja përse nuk duhet të pini cigare pas bukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In