• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD rrethim ministrive në janar, “lista të zeza” për të bllokuar titullarët për të hyrë në institucione

by A R
28/12/2015 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

 

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Partia Demokratike pritet gjatë muajit janar të filloj të bllokojë një sërë ministrish në funksion të përligjjes së aksionit të saj politik për të detyruar shumicën qeverisëse të bierë dakord për “qeveri teknike”. Javanews ka arritur të mësojë strategjinë e lidershipit të PD-së, strategji e cila synon të shtojë presionin politik në vend për të marrë në tavolinë një mundësi për të qenë pjesë e qeverisjes. Kjo strategji e PD-së parashikon që grupe prej 20- 30 personash të rrethojnë disa ministri dhe të mos lejojnë hyrjen në këto institucione të titullarëve të tyre. Në qendër të këtij “rrethimi demokratik” do të jenë disa ministri, duke filluar që nga ajo e Shëndetësis,  Energjetikës,  Financave, Brendëshme, Ekonomis, ku pritet të përqëndrohen grupe njerëzish, të cilët do të synojnë të bllokojnë punën në këto institucione dhe të krijojnë situata konflikti me titullarët, duke filluar që nga ministrat e zv/ministrat. Në projektin e PD-së nuk parashikohet në këto momente që të ketë ndonjë “rrethim demokratik” ndaj ministrive të cilat drejtohen nga LSI-ja. Burime të besueshme brenda PD-së bën të ditur për Javanews se rrethimi i ministrive nga militantët e PD-së, do të bëhet në të njëjtin orar. Kjo pritet të krijoj jo pak probleme edhe për forcat e rendit, të cilat do të jenë të detyruara të shpërndahen në disa vende me qëllim mos lejimin e dhunimit të institucioneve. Grupet e militantëve do të jenë të pajisura dhe me mjete fonike si altoparlantë, ku do të mbajnë fjalime denoncuese, sipas tyre, ndaj ministrave, por do të kenë nëpër duar edhe mjete të tjera si vezë apo bomba tymues. Kjo lloj forme proteste do të jetë e përditshme dhe në të pritet të angazhohen edhe militantë të thirrur nga qytete të tjera të vendit. Sigurimi i personave protestues mësohet se është kërkuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ai zhvilloi dy ditë më parë me kryetarët e degëve lokale të PD-së. Kjo skemë e zgjedhur nga lidershipi i PD-së synon jo vetëm që të bëjë thuajse të pamundur funksionimin e institucioneve, por nga ana tjetër edhe të jetë një luftë nervash mes militantëve të saj dhe forcave të rendit. Këto grupe protestuesish, të cilët do të vendosen në hyrjet e ministrive, do të kenë edhe “lista të zeza” me emra personash që punojnë në këto ministri, të cilët nuk do të lejohen të hynë në institucion me pretendimin se lidershipi i PD-së i ka shpallur të korruptuar. Një situatë e tillë pritet të gjenerojë dhe jo pak konflikte pasi bëhet fjalë për cënim të drejtpërdrejtë deri dhe të sigurisë fizike të nëpunësve dhe zyrtarëve të ministrive. Janë të paqarta për momentin sesa këto mjete mund të shërbejnë për arritjen e qëllimeve politike të PD-së për qeveri teknike. Por ajo që është e sigurtë është fakti se kopjimi nga PD-ja i formave dhe mjeteve të përdor Lëvizja Vetevendosja në Kosovë, vetëm se do të çojë në tensione tashmë jo vetëm të natyrës politike.

javanews.al

Next Post

Nantes, trajneri pret më tepër nga Cana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

300 kuota të hapura, Qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim

300 kuota të hapura, Qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim

July 8, 2026
KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë! I hapet rruga krijimit të institucioneve

KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë! I hapet rruga krijimit të institucioneve

July 8, 2026
Rritet me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit, Lamallari: Më shumë mbështetje për efektivët

Rritet me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit, Lamallari: Më shumë mbështetje për efektivët

July 8, 2026
Euro në rënie të lirë, Sejko në Kuvend: Fiksimi i kursit të këmbimit do rriste inflacionin dhe interesat e kredive!

Euro në rënie të lirë, Sejko në Kuvend: Fiksimi i kursit të këmbimit do rriste inflacionin dhe interesat e kredive!

July 8, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

July 8, 2026
Atletet e kryeministrit Rama marrin vëmendje në Samit, “The Guardian”: Një tjetër moment nga “moda e NATO-s

Atletet e kryeministrit Rama marrin vëmendje në Samit, “The Guardian”: Një tjetër moment nga “moda e NATO-s

July 8, 2026
“Nuk do të ketë më tolerim”, kryeinspektori Sula paralajmëron intensifikim të kontrolleve për sigurinë ushqimore

“Nuk do të ketë më tolerim”, kryeinspektori Sula paralajmëron intensifikim të kontrolleve për sigurinë ushqimore

July 8, 2026
“Bota të mos harrojë”/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

“Bota të mos harrojë”/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

July 8, 2026
I dyshuar si kreu i grupit kriminal, Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën

I dyshuar si kreu i grupit kriminal, Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën

July 8, 2026
Mesazhi i Erdogan në Samitin e NATO-s: Evropa të mos ndërmarrë hapa që dobësojnë Aleancën

Mesazhi i Erdogan në Samitin e NATO-s: Evropa të mos ndërmarrë hapa që dobësojnë Aleancën

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In