• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD reagon pas deklaratës së PS: Rama po liron nga burgu krerët e bandave të 1997-ës

by A R
22/04/2017 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së PS lidhur me protestat e opozitës, duke hedhur poshtë akuzat se po përpiqet të përsërisë vitin ’97 dhe për rrjedhojë të nxjerrë vendin nga binarët e integrimit.

“Partia Demokratike dhe opozita kanë 64 ditë që protestojnë, pasi mbajtën një nga mitingjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të gjitha veprimet e saj kanë qënë paqësore dhe shembull i qytetarisë më të lartë që ka dëshmuar shoqëria shqiptare. Nuk ka patur asnjë provokim, asnjë incident të vetëm, asnjë prishje të qetësisë apo pronës publike”, thuhet në reagimin e PD.

Partia Demokratike nënvizon se, opozita nuk ka nevojë për dhunë dhe nuk do të përfshihet kurrë në dhunë.

“Kauza e lirisë dhe e demokracisë është kauza më e fuqishme në botë dhe ne ndjehemi të fuqishëm në të drejtën tonë. Edi Rama duhet të mësohet me demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur mosbindjen e tyre civile”, deklaron PD.

Partia më e madhe e opozitës shprehet se, “referencat e Edi Ramës ndaj 1997-s janë veprime të dëshpëruara të një njeriu që edhe vetë e di se nuk i ka mbetur më asnjë justifikim për të qëndruar në pushtet, veç ngjalljes së frikës tek njerëzit”.

“Frymëzuesit dhe drejtuesit politikë të 1997-s Edi Rama i ka në krye të PS-së dhe në Kuvend bashkë me bandat e ‘97 që po i liron një nga një nga burgu për të ruajtur me ta pushtetin e tij të kriminalizuar”, vijon reagimi i selisë blu.

PD nënvizon se, protesta e opozitës do ta shpëtojë Shqipërinë nga krimi që sipas saj Edi Rama ka sjellë në pushtet.

“Me besimin tek vlerat e demokracisë dhe lirisë, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë qytetare me çdo mjet demokratik deri sa të sigurojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, shton PD.

Next Post
Nis procesi i votimit në territoret franceze jashtë Evropës

Nis procesi i votimit në territoret franceze jashtë Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ndryshon mendje: Nuk do të ketë bisedime me Iranin, bllokada e Hormuzit mbetet në fuqi!

Irani lëshoi raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump kërcënon: Do ju godasim ashpër!

September 1, 2026
Tensione dhe krisje brenda Pentagonit, Sekretari i Ushtrisë amerikane i dorëzon dorëheqjen Trump, shkak përplasja me Hegseth

Tensione dhe krisje brenda Pentagonit, Sekretari i Ushtrisë amerikane i dorëzon dorëheqjen Trump, shkak përplasja me Hegseth

September 1, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump i bie popullariteti për të tretin muaj radhazi, “Reuters” publikon shifrat e sondazhit! Më i ulët edhe se i Joe Biden

September 1, 2026
Ukraina sulmon me dronë territorin rus, bombardon portin e rëndësishëm të armikut!

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, bombardon portin e rëndësishëm të armikut!

September 1, 2026
Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

Rëndohet bilanci i katastrofës pas një jave kërkimesh në Nepal e Tibet, mbi 1 mijë viktima dhe mbi 4000 të zhdukur

September 1, 2026
“Shqipëria gati të kontribuojë edhe në sigurinë e Evropës”- Ministri Hoxha: Unioni duhet të jetë më i fortë dhe më i bashkuar për sfidat

“Shqipëria gati të kontribuojë edhe në sigurinë e Evropës”- Ministri Hoxha: Unioni duhet të jetë më i fortë dhe më i bashkuar për sfidat

September 1, 2026
Berisha çon “Foltoren” në Teksas të SHBA-ve, Mediun e merr për t’i ‘mbajtur’ flamurin amerikan (FOTO)

Berisha çon “Foltoren” në Teksas të SHBA-ve, Mediun e merr për t’i ‘mbajtur’ flamurin amerikan (FOTO)

September 1, 2026
Jeta e dyfishtë dhe çantat plot me para/ Ish-e dashura e McGonigal rrëfen jetën e zyrtarit të FBI: Besoja që ishte beqar, më bënte dhurata luksoze

“E urrej FBI-në”- Ish e dashura e McGonigal u gjet e vdekur në banesë, babai i viktimës: Allison kurrë s’do e vriste veten!

September 1, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Parashikimi i motit/ Vapa nuk largohet as sot, por do ketë vranësira në zonat malore!

September 1, 2026
FOTO/ E rëndë në Malin e Zi, rusi vret 3 persona në poligonin e qitjes dhe arratiset me makinë, mister motivet!

FOTO/ E rëndë në Malin e Zi, rusi vret 3 persona në poligonin e qitjes dhe arratiset me makinë, mister motivet!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com