• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD reagon pas deklaratave të Ramës: Ndryshimet kushtetuese ndalojnë koalicionet dhe zhbëjnë marrëveshjen e 5 qershorit

by Ardit Rada
16/07/2020 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratave të bëra sot në Kuvend nga kreu i qeverisë Edi Rama, teksa ritheksoi se do t’i qëndrojë marrëveshjes së 5 Qershorit me opozitën jashtëparlamentare, por njëherësh edhe asaj së bërë nga opozita parlamentare, ka reaguar Partia Demokratike.

Në një dalje për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, deklaroi se duke eliminuar koalicionet siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Rama zhbën këtë marrëveshje.

Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, Edi Rama do që ta ndryshojë këtë dakordësi dhe të detyrojë partitë të garojnë siç do ai, me një listë të përbashkët dhe jo siç vetë ka dhënë dakordësinë në Marrëveshjen e 5 Qershorit, siç thotë Bardhi.

PD kërkon miratimin e marrëveshjes pa ndryshime, siç u firmos nga Këshilli Politik me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike.

Deklarata e plotë e PD:

“Edi Rama gënjeu prapë sot. Ndryshimet e tij të njëanshme kushtetuese i eliminojnë koalicionet dhe prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit. Nuk ka asnjë mënyrë që Edi Rama të miratojë këtë Marrëveshje pa e ndryshuar, siç gënjeu edhe sot. Duke eleminuar koalicionet siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Rama zhbën këtë marrëveshje.

Faktet janë e zeza mbi të bardhë dhe zbulojnë gënjeshtrat banale të Edi Ramës.

Neni 68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.”

Përcaktimi kushtetues nuk ka asnjë dilemë për çështjen e koalicioneve. Koalicionet lejohen nga Kushtetuta, por po ndalohen nga Edi Rama për interesin e tij personal.  Komisioni I Ligjeve e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.”

Është fare e qartë se ndërhyrja e njëanshme në Kushtetutë prej Edi Ramës e prish Marrëvëshjen e 5 Qershorit.

Faktet janë në draftin e dakordësuar dhe të firmosur nga palët sipas kësaj marrëveshje.

Ky draft, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime, parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta.

Ja, ku është drafti, i dakordësuar mes palëve sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku thuhet shprehimisht se “Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.”

Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, Edi Rama do që ta ndryshojë këtë dakordësi dhe të detyrojë partitë të garojnë siç do ai, me një listë të përbashkët dhe jo siç vetë ka dhënë dakordësinë në Marrëveshjen e 5 qershorit.

Një tjetër nen i dakordësuar në Marrëveshjen e 5 qershorit që zhbëhet nga ndryshimet kushtetuese të Edi Ramës është neni 36.

Aty thuhet shprehimisht se “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.”

Pra, faktet tregojnë se Edi Rama ka rënë dakord dhe Partia Socialiste ka firmosur më 5 Qershor, që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.

Faktet tregojnë se Edi Rama po gënjen. Ai është i tmerruar nga humbja e pushtetit dhe rotacioni i pashmangshëm.

Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit.

Është koha që marrëveshja të miratohet pa ndryshime, siç u firmos nga Këshilli Politik me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike. Kjo është e vetmja gjë që duhet çuar përpara nga Partia Socialiste, duke i qëndruar dokumentit që ka nënshkruar. Çdo akt tjetër tradhëton interesin kombëtar, duke marrë peng nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit”.

Next Post
“Nëse dikush duhej të vdiste, mendova se duhet të isha unë”, djaloshi 6-vjeçar i shpëton jetën motrës nga sulmi i një qeni

"Nëse dikush duhej të vdiste, mendova se duhet të isha unë", djaloshi 6-vjeçar i shpëton jetën motrës nga sulmi i një qeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert

VIDEO / Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert

July 5, 2026
VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In