• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Rama zyrtarizon Kokëdhimën si “beun” e Jugut

by
31/08/2015 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akzuar kryeministrine vendit, Edi Rama se e ka shpallur zyrtarisht Koço Kokëdhimën beun e Jugut.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka u shpreh se Rama ka zgjedhur modelin Kokëdhima për rajonin e jugut, me zhvatjen e pronave, mbjelljen e hashahit dhe ndërtimet e paligjshme.

Deklarata e plotë e PD

Edi Rama e pranoi zyrtarisht dhe publikisht se Beu i Jugut është Koço Kokëdhima. De facto, Kokëdhima ka qene deri me sot kryeministri i të gjithë aksit Lushnje-Fier-Vlorë-Sarandë. Ai vendos për gjithçka, për çdo tender, privatizim, e punësim. Por dje ai eshte shpallur edhe “de jure” nga Edi Rama si padron i Jugut. Dje nën justifikimin e një organizimi të ri të PS, Kokëdhimës i është shtuar nën zotërim edhe qarku i Gjirokastrës.

Me këtë akt, Edi Rama pranoi se modeli i tij për rajonin e Jugut është Koço Kokëdhima, pra është; përvetësimi i pasurisë publike, i bregdetit, zhvatja e pronave, ndërtimi i paligjshëm i kështjellave buzë Jonit, mbjellja e hashashit, kapja dhe trafikimi i çdo vendi pune, afrimi në stafin e ngushtë të pedofilëve që këmbejnë vende pune me favore seksuale, promovimi i personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë si kryetari i Qarkut Vlorë, si dhe shkelja e Kushtetutës në te pakten 150 raste të përfitimit të fondeve publike duke qënë deputet.

Në të vërtetë Koço Kokëdhima nuk përfaqëson asnjë qytetar dhe asnjë socialist të ndershëm të jugut dhe të gjithë Shqipërisë.
Ai është përfaqësues i oligarkisë që ka kapur pushtetin dhe e ushtron atë çdo ditë e çdo orë për interesat e veta financiare.

Modeli i Ramës për Jugun është modeli i ideatorit të legalizimit të drogës dhe rrëmbimit të çdo prone.
Janë me dhjetëra ankesat e denoncimet e përditshme të qytetarëve për Koço Kokëdhimën.

Janë me mijëra ankesat e denoncimet të vetë socialistëve të tradhtuar nga deputeti i tyre dhe nga mënyra se si e ushtron ai pushtetin.
E megjithatë, Edi Rama e shpalli me ceremoni dhe e kurorëzoi Koçon si beun e Jugut duke e legjitimuar pushtetin e tij të paligjshëm, duke sjellë në krye modelin më të keq të abuzimit e përfitimit me pushtetin.

Por Partia Demokratike, ne besojme se qytetarët e Jugut dhe te gjithe vendit do të dinë ta refuzojnë shtypjen e poshtërimin që u bën çdo ditë Edi Rama si kryeministër i vendit.

Next Post

Shqiptari nga Tetova flet hapur për jetën si homoseksual (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com