• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Rama vijon t’ japë miliarda lekë tendera miqve të tij, ja lista

by A R
22/12/2015 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike përmes anëtares së saj në Këshillin Kombëtar Ina Zhupa, ka hedhur akuza drejt Kryeministrit, duke thënë se ai po ndan paratë e tenderave me miqtë dhe ministrat e tij.

Sipas PD, Ministri Beqaj dhe ajo që opozita e cilëson si firma e tij (Intech Plus) kanë marrë disa tendera të tjerë me vlerë 1 mln e 640 milionë lekë, në kushte krejt të paligjshme dhe dukshëm favorizuese. PD liston një sërë tenderash të tjerë që sipas asaj po i jepen miqve të ngushtë të Kyeministrit Rama.

“Në dy javët e fundit, skema e Edi Ramës e ndarjes së parave me miqtë dhe donatorët e tij ka qënë në funksion me kapacitet të plotë.

Siç tregon buletini i prokurimeve;

Ilir Beqa me firmën e tij Intech plus, ka marrë tendera të tjerë, me vlerë 1 miliardë e 640 milionë lekë.

Në një prej tenderave në Ministrinë e jashtme, me 320 milionë lekë, kompania e Beqës ka qënë ofertues i vetëm dhe ka marrë qindarkë me qindarkë gjithë fondin limit të vënë në dispozicion.

Vazhdon Vilma Nushi me firmën e saj Trimed, duke marrë këto dy javë 710 milionë lekë nga Beqa dhe nga spitalet e vendit. Kryesisht, para të marrë me negociim, pa shpallje. Godet sërish Sadri Abazi, me firmën që me letra e ka nipi i tij, duke future në dorë 1 miliardë e 830 milionë lekë në tendera të ndryshëm nga rrugët tek KESH-i.

Omega Farma, pronari i së cilës është në arrest dhe nën hetim për korrupsion, vazhdon të marrë para nga Ilir Beqa.

Ministri i Ramës kërkon të blejë heshtjen e shefit të Omega Farmës, pasi njihet përfshirja e tij në skemën e recetave fiktive. 1 miliardë e 279 milionë lekë për Nadirin e Beqës.

Ndërtuesi i Ramës, Papuli ka marrë edhe ai një pako këto dy javë, me shërbim e shitje makine, 80 milionë lekë.

Shihni pra të nderuar qytetarë se çfarë bëhet me paratë tuaja.

Ato janë që në fillim të destinuara të ndahen mes Ramës e miqve të tij, mes beqës e klientëve të tij.

Ky shtet i korruptuar duhet ndalur.Ky është viti i fundit i kësaj hajdutërie që po pasuron Ramën e 40 hajdutët e tij, e po varfëron deri në frymën e fundit popullin.

Koha është tani. Korrupsionin do ta ndalim ne të bashkuar, në rrugë në sheshe, derisa ta dëbojmë klikën që vjedh e zhvat paratë e pasuritë e shqiptarëve.”- tha Ina Zhupa.

Next Post

Braktisi pacienti, arrestohet infermieri në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com