• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Rama vijoi propagandën e tij me Tahirin e Beqajn, simbolet e krimit e korrupsionit

by A R
11/11/2015 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas aktivitetit “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” në Durrës, nga ana e qeverisë, ka reaguar PD përmes deputetit Luçiano Boçi, i cili tha se Rama, Ministri Beqaj dhe Tahiri janë simbolet e korrupsionit dhe krimit në vend. Deputeti i Elbasanit në PD Boçi theksoi se qeveria me aktivitetet e saj me regji qendrore gënjeu sërish qytetarët shqiptarë. Deputeti opozitës rradhiti një sërë akuzash drejtuar qeverisë.

Më poshtë deklrata e plotë e deputetit Luçiano Boçi:

Edi Rama e ndoti edhe më shumë sot opinionin publik me një lum mashtrimesh, kur u shfaq në mes të dy simboleve; simbolit të korrupsionit, Ilir Beqa, dhe simbolit të krimit, Saimir Tahiri.
Me regji qendrore vazhdon të marrë orë të tëra në ekrane me një përrallë që e jeton vetëm ai dhe 40 hajdutët e tij.
Çdo shqiptar e di sot, se ai është kryeministri më i korruptuar në ballkan me qeverinë më të korruptuar në ballkan.
Çdo shqiptar e di se kjo është qeveria e beqës së 28 tenderave që ka marrë për veten e tij me 11 milionë euro, e beqës së qindra milionë eurove me koncesionet në shëndetësi për miqtë e kryeministrit.
Çdo shqiptar e di që kjo është qeveria e Tahirit, i rrehuar nga çdo anë me lidhjet me bandat e trafikantët, i kapur, i provuar me fakte e dëshmi, si shërbëtor i mafias, deri në djegien e provave në laboratorin kriminalistik për interesat e tyre.
Dhe sot Edi Rama na tregoi se këto simbole të korrupsionit e të krimit janë gjymtyrët e tij, janë thjesht dorasët e punëve të pisëta, pasi ai vetë qëndron në krye. Ai është kumbari.
Ndërkohë që jeton përrallën me 40 hajdutët e tij, nuk ka rritur me asnjë qindarkë shpërblimin për 600 mijë pensionistë.
Papunësia është shtuar me 3 përqind, pra ka shkuar në nivelin më të lartë në rajon me 17.3 përqind, ku vetëm rinia është 32 përqind e papunë sot.
Për dy vite e çoi në 73 përqind borxhin publik.
35 vende humbi Shqipëria në raportin më të rëndësishëm të Bankës Botërore.
Vetëm në 9 muajt e fundit janë vjedhur 231 milione dollarë në dogana e tatime.
Këto janë dy vitet me Ramën, një gërshetim i hajdutërisë me krimin. Një shtet ky i korruptuar e kriminal, që i ka zënë frymën vendit, të cilin duhet dhe do ta pastrojmë bashkë me qytetarët.

Next Post

Tiranë, uji i pijshëm, UKT do të auditohet nga italianët, Veliaj firmos me kreun e Puglias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës

July 31, 2026

Kungulleshka politike me numrin e bashkive

July 31, 2026
VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

July 31, 2026
Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

July 31, 2026
“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

July 31, 2026
“U mblodhëm për të vendosur modalitetet”, Bejko i prerë: Në 29 korrik zgjedhim kryetarin!

Bejko: Duhej analizuar reforma e vitit 2015 para se të propozohej një hartë e re

July 31, 2026
VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

July 31, 2026
Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Revolucioni ra, u kthye në linçim, mësimi nga Basha dhe ‘ikja’ e Jolës

July 31, 2026
Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo

Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo

July 31, 2026
VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com