• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Rama gënjen për luksin e makinave, i dha ndërtuesit të tij pagesën e 41 mijë të papunëve

by A R
26/10/2015 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka ripërsëritur akuzat e saj në lidhje me vendimin e qeverisë për të marrë me qira disa automjete të reja për kabinetin qeveritar. Përmes deputetes Mimoza Hajdarmata, PD thotë se Kryeministri Edi Rama dhe faqja zyrtare e qeverisë Transparenca.al gënjejnë kur shpjegojnë se makinat e reja me qera do të kursejnë, për të mbuluar kështu korrupsionin mes qeverisë dhe biznesmenëve të lidhur me ta.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetes Hajdarmataj:

Thellohet skandali me luksin qeveritar.

Revolta e menjehershme e  qytetarëve pas vendimit të Edi Ramës, për t’i shtuar rehatisë së tij dhe të ministrave edhe nga një Jaguar të tipit të fundit me paratë e shqiptarëve, e nxiti qeverinë që të genjejë turpshëm.

Zyra ku prodhohet  propaganda e Edi Ramës,  pretendon se po kursehet dhe thotë se aktualisht qeveria shpenzon 636 mijë euro për mirëmbajtjen e makinave që ka.

Në fakt, qeveria ka shpenzuar në një vit vetëm 23 mijë euro për mjetet e transportit, referuar këtij dokumenti zyrtar të thesarit.

Zyra e Edi Ramës ka genjyer 30 fish, me shumën e paraqitur.

Një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar këtë shpenzim skandaloz për luks qeveritar, për ministrat e zhytur në korrupsion.

Faktet janë kokëforta.

2 milionë euro ka vendosur Edi Rama tia japë ndërtuesit të tij personal, të vilave të tij në Dradhë dhe ne Durrës, Gon Papulit, që ai vetë dhe ministrat e tij, të thellojnë edhe më shumë pabarazinë, varfërinë e mjerimin në këtë vend.

44 makina luksi për Ramën dhe ministrat e tij.

2 milionë euro që tahirët, beqët e damianët me në krye Ramën, ti shohin qytetarët nga xhamat e errët të Jaguarëve modeli i fundit.

Dhe në fund, sërish makinat i mbeten Papulit të Ramës.

Një aferë e pastër korruptive që kutërbon mbare vendin.

2 milionë euro që do mjaftonin për t’u falur qytetarëve të pamundur kamatvonesat e energjisë.

2 milionë euro, pagesa e 41 mijë të papunëve, ose 34 mijë pensione fshati, apo 18 mijë e 700 pensione qyteti, që Edi Rama ia jep Papulit të tij.

Shqiptarët nuk mund të lejojnë një tallje të tillë nga qeveria.

Eshtë ora për tu ngritur e për ti ndalur hajdutët e xhamave të zi.

Next Post

E dashura e Van der Wiel, më e mirë dhe se Irina Shayk?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In