• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Rama do përballet me ligjin për aferën e stadiumit me kullë

by Aalison Pearse Stevens
15/06/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Demorkatike e cilëson ngritjen e stadiumit të ri Arena Kombëtare në vend të Qemal Stafës si aferë korruptive të kryeminsitrit Rama, për të cilën ai duhet të përgjigjet.

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji denoncoi sot nisjen e punimeve për kullën 24 katëshe e madje u shpreh se Partia Demokratike mbështet ndërtimin e një stadiumi për tifozët shqiptarë por kurrsesi këtë projekt korruptiv që ka nisur të ndërtohet pa transparencë dhe në shkelje të hapur të ligjit. Ai paralajmëroi kryeministrin Rama për këtë projekt korruptiv e antiligjor dhe i bëri thirrje Prokurorisë të hapë menjëherë hetimet.

 “Që në fillim dua të them që Partia Demokratike është për ndërtimin e një stadiumi siç e do publiku, siç e duan tifozët, siç e do shoqëria civile, siç e duan analistët dhe gazetarët më të njohur në këtë vend, një stadium që të jetë në shërbim të tifozëve, në shërbim të publikut dhe shërbim të qytetarëve. Jemi këtu edhe një herë tjetër për ti bërë thirrje prokurorisë për të nisur hetimin për një aferë korruptive, po për ti bërë thirrje edhe kryeministrit për të kthyer përgjigjet që nuk i ka kthyer Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Sot Edi Rama ka nisur shkatërrimin e stadiumit kombëtar me prepotencë, me arrogancë, më forcën e pushtetit që ka sot, por me përgjegjësinë që do të mbajë para ligjit nesër. Drejtësia vonon, por nuk harron. Ky është postulat që Edi Rama duhet ta dijë mirë  dhe duhet ta njohë. Nuk mundet që stadiumin e vetëm kombëtar të këtij vendi pa transparencë, pa tender, pa dhënë asnjë shpjegim një kompanie e cila nuk dihet se nga ka ardhur, një kompanie për të cilën nuk dihet se cilat janë procedurat që janë ndjekur për të përzgjedhur firmën fituese për ndërtimin e këtij projekti të stadiumit kombëtar, por që në fakt nuk është stadium, por një kullë 24 kate, kulla më e lartë në Tiranë e cila nuk mund të jetë as koncesion, as partneritet publik-privat. Sepse kjo kullë, nuk i kthehet publikut nesër, kjo kullë i mbetet përjetësisht firmës e cila do ta ndërt​ojë”, tha Salianji.

Salijani shtroi edhe disa pyetje në lidhje me këtë projekt që kryeministri ende nuk u është përgjigjur ndërsa shtoi se Partia Demokratike do ta ndjekë deri në fund këtë rast korruptiv deri në përgjigjen e plotë ligjore.

“I kemi kërkuar kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë aksionere e cila po merr dhe po ndërton sot kullën pas fushe. A ka mbajtur qëndrim për 25 përqindëshin e aksioneve që ka shteti dhe cili është qëndrimi që ka mbajtur qeveria si aksionere në këtë projekt? A ka kopje të kontratës së partneritetit publik-privat për realizimin e këtij projekti të miratuar nga shoqëria anonime ku shteti zotëron 25 përqind dhe përse edhe pas kërkesës së bërë nga kryetari i grupit parlamentar të PD edhe sot Edi Rama nuk jep përgjigje? A janë ndjekur procedurat për dhënien e lejes zhvillimore siç e kërkon ligji? A është marrë leje nga instituti i monumenteve dhe nga ministria e Kulturës duke qenë e qartë në ligj që monumentet e kulturës nuk mund preken, nuk mund të shkatërrohen dhe nuk mund të ndërtohet dhe nuk mund të zhvillohet pa marrë lejen e specialistëve. Për këtë arsye Prokuroria e Përgjithshme duhet të nisë hetimin për shpërdorim detyre dhe për përvetësim të pronës publike ndaj Edi Ramës dhe vëllait të tij dhe për këto arsye PD do të bëjë kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme për ti shkuar deri në fund hetimit të kësaj çështjeje”, tha Salianji.

Next Post

Italiane e çmendur, hidhet mbi vullkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In