PD ka publikuar këtë të mërkurë një përgjigje të datës 22 prill të Kryeministrisë, drejtuar deputetit Flamur Noka, në lidhje me kërkesën e këtij të fundit për informim për muxhahedinët që kanë ardhur dhe do të vijnë në bazë të marrëveshjes SHBA- Shqipëri.
Në letër shkruhet se ardhja e muxhahedinëve në tokën shqiptare është pjesë e një marëveshje të firmosur në kohën e qeverisjes së Berishës, teksa akordi i ri bën fjalë për rrethn 1900 muxhahedinë të tjerë që do të vijnë në shqipëri, me grupe nga 10 deri në 20 persona.