• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD publikon fakte të reja: Tahiri gënjen, nuk e ka shitur makinën, por trafikon drogë

by
22/09/2015 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si çdo ditë, edhe sot Partia Demokratike ka vijuar akuzat e saj ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje të tij me trafikun e drogës. Në një dalje për mediat, deputeti i PD Gent Strazimiri tha se ka fakte të reja për implikimin e Tahirit dhe të automjetit të tij në trafik droge.

Strazimiri paraqiti policën e sigurimit të automjetit tip Audi me targa AA003GB ku sipas tij figuron sërish pronar ministri.

Deklarata e plotë për media:

A mund të ndodhë që një Ministër i Brendshëm të kapet i përfshirë në trafik droge me mjetin e tij privat, të pranojë pubklisht se ka shmangur ligjin, ka fshehur pasurinë, dhe të mashtrojë faqe mbarë opionionit publik, dhe sërish të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.

Kjo po ndodh me Saimir Tahirin.

Edhe tani që flasim, ky njeri që pranon se makina e tij është përdorur nga trafikantë, por nxjerr një alibi që është edhe ajo krim, dhe mundohet ta mbyllë ciklin e paligjshmërisë me një mashtrim publik duke thënë se e ka shitur mjetin e tij AA003GB, pra ky njeri është në krye të rendit dhe zbatimit të ligjit.

Ne ia provuam edhe dje me fakte se një vit pasi thotë që e ka shitur, ai shfaqet sërish si pronar i veturës së drogës në pikat e kalimit kufitar.

Gënjen paturpësisht.

Nuk e ka shitur.

Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për audin AA003GB. Pronar, Saimir Tahiri.

Mjafton ky mashtrim, ky deklarim i rremë, që Saimir Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale.

Por ai është krenaria e Edi Ramës.

Jo pse gënjen publikisht, por më shumë e bën Ramën të ndihet krenar për linjat e drogës që ai komandon vetë. Ka instaluar linjën e tij Saimir Tahiri me habilajt e bandat e tjera të narko-trafikut.

Linja AA003GB, që është kthyer në simbol, madje identitet të kësaj qeverie.

Pronar i makinës Saimir Tahiri. Pronar i drogës Saimir Tahiri.

Next Post

FOTO/ Godina ku partitë rrinë sipër njëra-tjetrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porositë e Hitës në Fier e Gjirokastër: Goditje narkotikëve, siguri në shkolla dhe tolerancë zero në rrugë

Porositë e Hitës në Fier e Gjirokastër: Goditje narkotikëve, siguri në shkolla dhe tolerancë zero në rrugë

May 19, 2026
“Turi Çiklistik i Shqipërisë” shkakton radhë kilometrike, bllokohet hyrja për në Elbasan

“Turi Çiklistik i Shqipërisë” shkakton radhë kilometrike, bllokohet hyrja për në Elbasan

May 19, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

May 19, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

May 19, 2026
Euronews shkruan për Vlorën: Një nga destinacionet më popullore këtë verë

Euronews shkruan për Vlorën: Një nga destinacionet më popullore këtë verë

May 19, 2026
“Bomba” e Milo Gjukanoviç: Serbët do korruptonin KFOR-in me 27 vajza!

“Bomba” e Milo Gjukanoviç: Serbët do korruptonin KFOR-in me 27 vajza!

May 19, 2026
Nga kujdesi parësor tek digjitalizimi, Sala prezanton në OKB prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi

Nga kujdesi parësor tek digjitalizimi, Sala prezanton në OKB prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi

May 19, 2026
Kur propaganda qeveritare flet për sovranitet e zhvillim, statistikat flasin për deficit dhe emigrim

Kur propaganda qeveritare flet për sovranitet e zhvillim, statistikat flasin për deficit dhe emigrim

May 19, 2026
Irani paralajmëron SHBA-të: Do të përdorim metoda të reja nëse sulmet vazhdojnë

Irani paralajmëron SHBA-të: Do të përdorim metoda të reja nëse sulmet vazhdojnë

May 19, 2026
Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In