Pas ndërprerjes për të disatën herë të seancës së sotme plenare, dhe rezistencës që deputetët e Partisë Demokratike bënë, duke mos dalë nga salla, palët siç duket po negociojnë.
‘BalkanWeb’ mëson se negociatat mes maxhorancës dhe opozitës duket se konsistojnë në shtyrjen e seancës për një ditë tjetër.
Seanca u njoftua se do të riniste në orën 18:00, por pas përjashtimit të Lulzim Bashës, deputetët e PD u treguan të vendosur që të prisnin në foltore. /b.d