• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD protestë në Kurbin kundër ndotjes nga djegia e mbeturinave

by A R
14/03/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra qytetarë në Kurbin nën drejtimin e PD-së protestuan sot përpara bashkisë në Ditën e Verës kundër djegies së mbeturinave në kodrën e gjelbër të qytetit duke u kthyer në një rrezik të madh për jetën e tyre. Protesta nisi në sheshin qendror të qytetit të Laçit ku protestuesit kanë kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës që sipas tyre po i varfëron ata çdo ditë e më shumë. Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi akuzoi qeverinë dhe pushtetin lokal se po vret qytetin e Laçit me djegien e mbeturinave duke e kthyer në një skemë të pastër korrupsioni për të ndarë paratë publike.

“Gjithë qyteti duhet të vuajë për shkak se dy persona ndajnë miliona. I gjithë qyteti duhet të bëjë analizat se rrezikohet nga kanceri i mushkërive për shkak të djegies së mbeturinave në kodrën e qytetit. Kjo rrezikon edhe ujin e pijshëm të Laçit. Për fat të keq qytetarët nuk kanë të sigurt as ajrin që thithin dhe as ujin që pinë, disa të tjerë ndajnë miliona. Kjo është shumë e rëndë dhe në një shtet ligjor kjo nuk mund të ekzistojë. Duhet të kishte njerëz që duhet të përgjigjeshin penalisht për këtë çështje. Para disa vitesh ka pasur gjobë ndaj bashkisë së Kurbinit kur ishte dhe më e vogël për mostrajtimin e mbeturave, pra për djegien e tyre që çlirojnë gazra toksikë. Unë besoj se shëndeti i fëmijëve tuaj është shumë herë më i rëndësishëm se sa miliona e dy personave që ndajnë me njëri tjetrin”, tha Malltezi.

Deputeti Mhill Fufi dhe kreu i PD në Kurbin Altin Biba kërkuan largimin e qeverisë Rama për keqqeverisjen dhe rritjen e varfërisë. Në mënyrë simbolike, protestuesit lidhën me zinxhir hyrjen e Bashkisë së Kurbinit. Më pas, dhjetëra qytetarët janë ngjitur kodrave të qytetit të Laçit, aty ku dhe hidhen prej vitesh mbetjet pranë kurorës së gjelbër të rrethuara nga pishat. Hedhja e mbeturinave në këtë zonë ka shkaktuar një ndotjet të madhe duke u kthyer në një rrezik real për qytetarët.  Pranë grumbullit të mbetjeve ndodhet dhe rezervuari i ujit të pijshëm për qytetarët laçiane, një mundësi dhe më shumë e përhapjes së ndotjes dhe indiferencës së drejtuesve vendorë. Protestuesit mbollën disa fidanë pranë zonës ku mjetet e bashkisë depozitojnë plehrat e qytetit.

Next Post

Mjekët britanikë: Kanceri i gjirit mund të zhduket në më pak se dy javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

October 6, 2026
Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

October 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

October 6, 2026
Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

October 6, 2026
Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

October 6, 2026
Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

October 6, 2026
‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com