• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“PD, program ekonomik me taksa të ulëta”

by Java News
14/11/2016 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për “Sipërmarrjen e Lirë” në PD, Besart Kadia, është i bindur se bashkëpunimi me CDU-në e Kancelares Angela Merkel do t’i shërbejë opozitës për t’u dhënë një alternativë të vërtetë ekonomike shqiptarëve në zgjedhjet e vitit 2017.

Kadia i cili së fundmi ka marrë edhe përgjegjësitë e sekretariatit për “Sipërmarrjen e lirë”, ka qenë drejtor ekzekutiv i Fonacionit për Liri Ekonomike. I shkolluar për Ekonomi dhe Financë në Bristol University në Angli, Kadia është rikthyer për të dhënë kontributin e tij në politikat ekonomike në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për “Panorama”, Kadia shpjegon se cilat janë shtyllat ekonomike të programit ekonomik të PD-së dhe si do të arrijë opozita të kthejë besimin e humbur të shqiptarëve te politika. Pjesë e grupit të punës për hartimin e programit ekonomik, Kadia shpjegon se bashkëpunimi me CDU-në ka dhënë qartësi për të ndërtuar një ekonomi tregu funksionale.

Sipas sekretarit për “Sipërmarrjen e Lirë” në PD, roli i shtetit në ekonomi të dobëta si kjo e jona duhet të kufizohet në mënyrë që të garantohet një mjedis i paanshëm dhe konkurrues për bizneset vendase e të huaja. Kadia shpjegon se taksa e sheshtë është taksa e duhur që i duhet vendit dhe do të mundësojë formalizimin e ekonomisë. Sipas tij, taksa e sheshtë tërheq investimet e huaja dhe do të nxisë zhvillimin e bizneseve.

Për sekretarin e PD-së, thelbi i taksës së sheshtë dhe buxhetit të shtetit është që të gjejë një balancë mes nevojave të shoqërisë për shërbime sociale e publike dhe mjedisit konkurrues për sipërmarrje të lirë.
Panorama/d.i.

Next Post
Tërmeti në Zelandë, shihni si tundet supermarketi (VIDEO)

Tërmeti në Zelandë, shihni si tundet supermarketi (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com