• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD prezanton draftin për dekriminalizimin: Qeveria tenton ta zhveshë ligjin

by
18/09/2015 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike prezantoi të premten draftin e saj për dekriminalizimin, duke sjellë edhe kundërshtitë me projekt-ligjin e propozuar nga qeveria, madje duke e akuzuar se kërkon t’i heq ligjit elemente që e zhveshin nga dekriminalizimi për qellime politike.

Kryetari i komisionit per dekriminalizimin, deputeti i PD-se, Oerd Bylykbashi, gjatë prezantimit të draftit per dekriminalizimin tha se “Objekt i këtij ligji është mbrojtja e integritetit dhe mirëfunksionimi demokratik i institucioneve kushtetuese. Qëllimi nuk është të merremi me individe dhe t’i penalizojmë, pasi ata janë të penalizuar nga drejtësi, por këta persona nuk mund të ushtrojnë influencë në vendimmarrjen institucioneve kushtetuese”.

“Dallimi që ka projekt-ligji ynë me atë që ka propozuar qeveria është se ai i qëndron larg dekriminalizimit, term që ka fituar qytetari jo vetëm në opinionin shqiptar, por dhe te institucionet ndërkombetare në lidhje me Shqipërinë”, tha Bylykbashi, i cili u ndal te veprat më të rënda e denimet më të mëdha, që startojnë në krye të draftit me dy nene më të ashpra (neni 2 dhe 3).

Ai sqaroi permbajtjen e ketyre neneve, lidhur me ata persona qe kandidojnë për t’u zgjedhur, duke theksuar se atyre u jane vene kushte sipas veprave penale për të cilat ka vendim përfundimtar të gjykatës, apo ka çeshtje të hapura në drejtësinë e vendeve të huaja. Sipas tij, sipas kategorive të përcaktuara ne ligj, njerëzit që kanë kryer vepra te renda penale pengohen për t’u zgjedhur apo emruar në funksione publike. “Të gjithë personat që kanë kryer krime të rënda të kenë një ndalim përjetë, si per gjenocid, krimet kundër njerëzimi, vrasje për gjakmarrje, vrasja e punonjësve publike, e punonjësve të policisë, vrasje për shkak të marredhënieve familjare, apo pjesemarrja ne organizata kriminale, apo të strukturuara me qëllime terroriste”, theksoi ai.

Bylykbashi u ndal edhe tek veprat penale si, korrupsioni apo krimet zgjedhore dhe për ketë ndalesa me ligj është për 20 vjet që të mos jenë pjesë e shërbimeve publike dhe të kandidojnë deri kur të parashkruhen vepra penale. Po ashtu, ai theksoi se drafti parashikon përjashtimin nga e drejta e votës te personave të dënuar per krime të rënda, qe kriminele të rrezikshëm të mos kenë akses në jeten politike e shoqërorë.

Bylykbashi theksoi me tej  se drafti nuk është me karakter penal, por në mbrojtje të institucioneve të shtetit dhe miratohet me 3/5 e deputeteve. Është nje projekt-ligj i detajuar, qe nuk lë vend për ekuivoke dhe për rrjedhojë, është shqiptarizëm i përshtatur”, tha ai.

Pyetjes së gazetareve se perse ndahen në pesë pika me projekt-ligjin e qeverisë, Bylykbashi iu përgjigj se “ne këto nisma i kemi për t’i ballafaquar dhe nuk ka rrugë tjetër përvec komisionit për dekriminalizim dhe çdo tentativë për t’ia marrë komisionit këtë kompetencë është në kundërshtim me jeten parlamentare dhe kjo çon në shmangien nga qëllimi i ligjit. Ato pika që ne na ndajnë me qeverine kane të bëjnë me qëllimin që ka mazhoranca, qe ka hequr çdo element që do të kapte kriminelët”.

Next Post

Ahmetaj në kompaninë Forschner: Modeli i biznesit që lufton informalitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com