• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD pranon kontratën e lobimit me ‘Continental’: Paratë do i paguajnë nga fondacioni “Make Albania Great Again”

by E S
27/04/2025 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar sot në mbrëmje për publikimin e kontratës së lobimit me kompaninë amerikane ‘Continental’, me vlerë 6 mln dollarë për dy vite në këste 250 mijë USD çdo muaj.

Teksa pranon firmosjen e saj në këto shifra, në dokumentin e zbuluar ekskluzivisht nga Report Tv, Zyra e Shtypit e PD-së shprehet se “paratë do paguhen nga komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA, përmes fondacionit “Make Albania Great Again”.

Në 2017 PD pati një tjetër lobim në SHBA prej 500 mijë dollarësh, kur edhe atëherë selia blu tha se ‘paratë do paguhen nga shqiptarët që jetonin atje”. Mbi atë kontratë u hapën dy hetime penale në SHBA dhe në Shqipëri.

PD pretendon se ato para do paguhen nga shqiptarët e larguar nga vendi prej “regjimit të Edi Ramës”. Pavarësisht njoftimit, është hera e parë, që flitet për ekzistencën e një fondacioni të tillë, që nuk përmendet as në kontratën e lobimit, i cili është firmosur nga Flamur Noka në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Tani i takon Spak të vërtetojë natyrën e kontratës dhe orighinën e parave të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në fushanë zgjedhore në Shqipëri.

Njoftimi i plotë i PD-së për kontratën e lobimit:

“Ne lidhje mbi nje informacion te shperndare ne media per lobimin e PD prane Qeverise dhe Kongresit te SHBA deshirojme te sqarojme sa vijon:

Komuniteti shqiptaro amerikan permes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompanine “Continental” per te ndihmuar ne konsolidimin e mardhenieve miqesore te Partise Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverine e SHBA. Synimi i bashkeatdhetareve tane ne SHBA eshte bashkepunimi i PD me aleatin kryesor te Shqiperise per te rivendosur demokracine funksionale dhe shtetin e te drejtes ne Shqiperi.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palekundur ne qendrimet e tij!

Kontributi financiar per realizimin e ketij qellimi eshte marre persiper 100% nga patriote shqiptare qe jetojne dhe punojne prej dekadash ne SHBA, si dhe demokrate te tjere te larguar nga Shqiperia keto 10 vite, per shkak te regjimit te Edi Rames!

Partia Demokratike duke falenderuar demokratet antikomuniste te komunitetit shqiptaro – amerikan per bujarine dhe e patriotizmin e tyre, sqaron opinionin publik se ndonese ka dhene dakordesine per marrjen e ketij sherbimi ne perputhje te plote me ligjet e te dy vendeve, nuk ka asnje barre financiare apo detyrim kontraktual qe lind nga kjo marrëveshje”.

Next Post
I veshur sport dhe me kapuç në kokë, ish-kryebashkiaku i PS Elvis Roshi merr pjesë në takimin e Berishës në Kavajë

U shfaq i “maskuar” në fushatën e PD, reagon Elvis Rroshi: Isha me kapuç se binte shi! Nuk jam nga ata burra që fshihem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In