• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD po ndahet, si “Hamasi” me “Fatah”-un

by Mero Baze
02/06/2021 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pashë dje një postim të kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, që njoftonte gjithë ndrojtje, se kishte takuar ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Përveç drojës së Shehaj, që dukej sikur kishte bërë një gabim që shpresonte t’ia falnin, mund të lexoni lirshëm poshtë gjithë komentet e anëtarëve të Partisë Demokratike që e linçojnë atë pse ka takuar ambasadoren Yuri Kim.

Thuajse 90 për qind e tyre e konsiderojnë këtë tradhti ndaj PD dhe Sali Berishës. Në këtë valle pastaj u përfshi dhe vetë shtypi i familjes Berisha.

Ishte diçka e frikshme, që nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri.

Një parti, e cila pretendon të marrë pushtetin në Shqipëri, është rreshtuar pas njeriut të shpallur “non grata” nga SHBA dhe linçon çdokënd që dyshon se ka lidhje me shtetin amerikan.

Dhe nuk e kanë si keqkuptim. Duket se atë e kanë si bindje.

Tridhjetë vjet pas rrëzimit të komunizmit, partia që ka meritën historike të përmbysjes së komunizmit dhe rikthimit të SHBA si aleat i madh i Shqipërisë, sot është një parti e ngjashme me Hamas, e cila është gati të linçojë çdokënd që konsiderohet udhëheqës normal nga SHBA.

Është një histeri e nxitur nga Sali Berisha, i cili po tenton ta marrë atë parti me vete, duke e kthyer në një grup njerëzish të dëshpëruar me SHBA dhe të vendosur kundër çdokujt që kërkon marrëdhënie normale me SHBA.

Është një frymë që e çon atë parti në koshin e plehrave të historisë, bashkë me “liderin historik” të saj.

Këtë gjë mund ta verifikoni vetë, duke parë ato komente apo çdo vërsulje online që i bëjnë ambasadores së SHBA në Tiranë, në kryeqytetin e vendit më pro-amerikan në Ballkan.

As në Serbi, ambasadori i SHBA nuk sulmohet me këtë gjuhë, megjithëse SHBA ka qenë udhëheqësja e fushatës ajrore të bombardimeve kundër tyre, për shkak të Kosovës.

Por nga ana tjetër, i gjithë ky imazh është spekulativ dhe jo i vërtetë. Partia Demokratike ka bazën e saj idelogjike pro Perëndimit, pasi ajo mbështetet tek një klasë të persekutuarish, të cilët kanë parë tek SHBA të vetmen shpresë për të shpëtuar nga komunizmi.

Problemi është që ata tani duhet të shikojnë tek SHBA të vetmen shpresë për të shpëtuar nga berishizmi, dhe jo berishizmin, si të vetmen shpresë për të shpëtuar nga SHBA.

SHBA as nuk mundet dhe as nuk tërhiqet nga politika e saj pro Shqipërisë. Për këtë shkak, mendoj se ky moment është historik, jo si trishtim për atë ku po shkon PD, por si shpresë për të ndryshuar rrënjësisht Partia Demokratike dhe qasja e saj ndaj Sali Berishës.

Agron Shehaj ka rastin t’u përgjigjet atyre njerëzve të dëshpëruar, duke ua bërë të qartë se për interesin e Shqipërisë dhe Partisë Demokratike, ai do zgjedhë SHBA para Berishës.

E di që do ta linçojnë sërish, e di që nuk do të fitojë më 13 qershor, dhe sikur të dalë në foto përditë me Berishën, por është mirë të humbasë përballë një hordhie histerike anti-amerikane, që të fitojë PD e nesërme dhe të ngjallë shpresë tek ata njerëz të dëshpëruar, që ta kuptojnë se SHBA nuk ka asgjë me PD, por përkundrazi, do që ta ringrejë atë parti politike në këmbë si forcë perëndimore, ashtu siç është krijuar. Dhe do ta bëj këtë, në mos me Shehaj dhe të tjerët, me dikë pas tyre.

Nuk ka rast më të mirë se ky shpërthim histerik, për t’u përballur me këtë sfidë. Heshtja e Lulzim Bashës dhe kandidatëve të tjerë ndaj kësaj histerie anti-amerikane, e ka çuar PD-në nën nivelin e shoqërisë palestineze, ku nga njëra anë është Hamasi, dhe nga ata tjetër “Fatah’-u, i cili bashkëpunon dhe me SHBA.

Aktualisht liderët që konkurrojnë për kreun e PD më ngjajnë me këta liderët e “Fatah”-ut, që duan të jenë me SHBA, po kanë frikë nga Hamasi.

Është momenti kur ata duhet të shpëtojnë PD-në nga pengmarrja e Sali Berishës dhe t’i rikthejnë asaj dinjitetin si një parti pro-perëndimore.

Tani nuk bëjnë dot sikur janë edhe me Berishën, edhe me SHBA. Berisha është më i ndershëm se ata. Ai është gati të pushkatojë politikisht çdokënd që është me SHBA. Lexoni komentet tek postimi i Agron Shehajt, ta kuptoni se ku po e çon partinë.

Next Post
U filmua me kunatin e Bashës, reagon Leli: As nuk e kam parë, as nuk e kam takuar ndonjëherë në jetë!

U filmua me kunatin e Bashës, reagon Leli: As nuk e kam parë, as nuk e kam takuar ndonjëherë në jetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In