• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD përshëndet ngritjen e SPAK”/ Bardhi akuza kryeministrit: Po bën ligjin Rama Kap Ça t’Kapësh

by Java News
25/11/2019 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se në krye të KÇK është vetë Edi Rama. Në një dalje për mediat, nga selia bli, Bardhi u shpreh se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me nisma propagandistike, që sipas tji Rama shpall me bujë sa herë Shqipërisë i mbyllet dera e Europës.

“Të gjitha rastet kur Rama mbrojti krimin që promovoi në politikë. “Shqipërisë i duhet një qeveri e palidhur me krimin”

 Edi Rama nuk mund ta luftojë krimin, pavarësisht spektaklit me të cilin jep premtimet. Ai ka dhënë prova se ka marrë në mbrojtje të gjithë bashkëpunëtorët e tij të kapur në flagrancë me krimin, që nga Elvis Rroshi, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa, Vangjush Dako, Mark Frroku, Agim Kajamaku. Ai kishte të gjithë shtetin nën kontroll, në dispozicion për t’i hetuar, por bëri të kundërtën, i mori në mbrojtje, fshehu urdhërarrestin ndërkombëtar për kriminelët që futi në parlament, duke u dhënë atyre imunitet, pengoi  për 3 vjet hetimin për vjedhjen e zgjedhjeve me dosjet 184 dhe 339.

Kuadri ligjor në Shqipëri për të luftuar krimin e organizuar është i plotë dhe madje shumë i fortë.

Qytetarët presin ngritjen e SPAK dhe BKH për ta zbatuar atë. Qytetarët nuk presin që SPAK-un dhe BKH-në, e ngritur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ta zëvendësojë Edi Rama, Sandër Lleshaj apo Ardi Veliu.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Sandër Lleshit, Policia e Shtetit është provuar që mbron dhe nuk lufton krimin e organizuar, është provuar që mbron dhe nuk lufton trafikun e drogës, sepse në krye të KÇK është vetë Kryeministri. Ai është kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur vota, ai është kapur me klientët e tij duke vjedhur tendera dhe e koncesione.

E keqja është në krye të Qeverisë mafioze të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me nisma propagandistike, që Rama shpall me bujë sa herë Shqipërisë i mbyllet dera e Europës!

Shqipërisë i duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, që mbështet dhe nuk pengon drejtësinë dhe që ka vullnet të vërtetë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin!”, deklaroi Bardhi.

Sipas Bardhit, Rama sot, me një shfaqje qesharake propagandistike njoftoi dublimin me ligj të SPAK-ut dhe BKH-së, duke i dhënë policisë kompetenca që Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi 4 vjet më parë

“Në thelb, ligji RKÇK – Rama Kap ÇA T’KAPËSH – nuk ka asnjë masë të re domethënëse nga ligjet ekzistuese kundër krimit të organizuar dhe mafias. Masat e prezantuara janë sot ose në Kodin Penal, ose në ligjin antimafia. E reja e vetme e ligjit “Rama Kap Ça t’Kapësh” është marrja e kompetencave të SPAK-ut dhe BKH-së, duke ia dhënë ato një grupi nën kontrollin e Kryeministrit”- tha ai.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ E tmerrshme, akrobatja bie nga 30 metra lartësi, familjarët ulërijnë të tmerruar

FOTO/ E tmerrshme, akrobatja bie nga 30 metra lartësi, familjarët ulërijnë të tmerruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In