Partia Demokratike akuzon si përgjegjës Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri për trafikun e drogës dhe kërkon hetim ndaj tij, por më parë duhet të jap dorëheqje që të jetë subjekt i drëjtësisë.
Partia Demokratike në një deklarate për mediat nëpërmjet kordinatores, Silvi Bardhi u shpreh se “nuk mund dhe nuk do të hetohet dot Saimir Tahiri për akuzat tronditëse ndaj tij, përsa kohë si Ministër i Brendshëm e ndan pushtetin me bandat e drogës dhe është në ortakëri me Habilajt e Shullazët, dhe përsa kohë si Ministër e Brendshëm therret në zyrë Prokurorin e Përgjithshëm dhe autoritete të tjera të hetimit”.
“Vetëm largimi i tij nga detyra dhe asistenca e ekspertëve të kualifikuar auroatlantikë, sigurojnë kushtet për një hetim të plotë dhe objektiv. Akuzat janë më të rëndat për një ministër të brendshëm dhe provat e faktet e lidhjes së tij me bandat e trafikut të drogës janë bërë publike. Mjetet e tij private, makina dhe skafi janë përdorur nga bandat e trafikut të drogës, dhe këta trafikantë kanë imunitet, policia nuk i ndalon, ata lëvizin lirshëm dhe ushtrojnë lirshëm aktivitetin criminal”, u shpreh Bardhi.









