• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD përfshihet nga kaosi, kandidatët dezertojnë, kërkohet ‘koka’ e Bashës

by Java News
30/05/2017 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kaos, rebelim dhe dezertime në Partinë Demokratike. Lulzim Basha po kalon ditët më të vështira politike që pas katapultimit në partinë më të madhe në opozitë. Katër vite pas dorëheqjes së liderit historik Sali Berisha dhe tre ditës pas zyrtarizimit të listës së kandidatëve për deputetë (listës së parë që mban vulën e Lulzim Bashës), Partia Demokratike del jashtë kontrollit, duke u ndarë në dy kampe kundërshtare.

Reaksioni, lëvizjet dhe reagimet e shkaktuara nga lista ‘Basha’ po marrin një rrjedhë të parashikueshme. Garda e vjetër e Partisë Demokratike kërkon shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.

Pas shpërthimit me anë të deklaratave publike, të përjashtuarit nga lista kërkojnë të kalojnë në aksion konkret politik, me qëllim rrëzimin e Lulzim Bashës, i cili i ka prerë karrierën politike më shumë se gjysmës së grupit aktual politik. Lëvizja vjen pas një furtune reagimesh kundër Lulzim Bashës nga një rreth mbështetësish të Sali Berishës.

Ndërkaq, kundër elitës së vjetër janë ngritur mbështetësit e Lulzim Bashës, të përfshirë ose jo në listë. Përplasja vijon me intensitet në distancë, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë matje forcash në forumet e larta të partisë.

Kërkohet shkarkimi i Lulzim Bashës
Kërkesa për shkarkimin e Lulzim Bashës është artikuluar dje gjatë një konference urgjente për mediat nga Arben Imami dhe Jozefina Topalli, i pari themelues i PD, ndërsa e dyta nënkryetare e PD për 17 vite. Ata akuzuan Lulzim Bashën se ka shpallur listën në shkelje të Statusit të PD. Në këtë kuadër, Arben Imami shtoi se lista e Bashës është e paligjshme.

Ai kërkoi mbledhjen e forumeve për të ndëshkuar Bashën. “Gjendja e krijuar pas publikimit të listave ka krijuar një shqetësim të madh, probleme serioze, reagim qytetar, të militantëve të partisë dhe të kandidatëve që janë në lista. Ne e kuptojmë që, mesazhi i tyre është se nuk mund të largohet Rama duke shkatërruar PD-në. Vendimi për këtë listë është marrë nga një njeri i vetëm, në shkelje të statutit, në shkelje të çdo procedure normale.

Është marrë në shkelje me ligjin pasi statuti i partisë është i regjistruar në gjykatë dhe ky fakt është nul. Zgjidhja e vetme në këtë situatë është mbledhja e forumeve të partisë dhe shkarkimi i personit përgjegjës, që është Lulzim Basha. I bëjmë thirrje Kryesisë të mblidhet pasi nuk ka më kohë. Në 26 qershor do të jetë vonë, pasi kjo listë është humbëse”, tha Imami.

Topalli lëvizje kundër Bashës
Jozefina Topalli, duke iu referuar listës së kandidatëve për deputetë, ka akuzuar dje Lulzim Bashën se ka zhbërë Partinë Demokratike. Ajo tha se lista është listë e familjes Basha. “Kjo listë është listë e familjes Basha. Është listë personale.

Ky është një moment kritik jo vetëm për PD-në, por dhe për Shqipërinë. Unë kam dyshuar se kjo nuk është më PD-ja e vërtetë, por tani jam e bindur për këtë. Kjo listë është lista e familjes Basha dhe e bizneseve të saj”, tha ajo. Topalli shtoi se ishte koha për të nisur një betejë kundër Lulzim Bashës, por edhe kundër Ilir Metës dhe Edi Ramës.

“Unë sot jam këtu për të thënë se është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nuk mund të sundojnë vendin tre vetë që bëjnë garë apo lojë me njëri tjetrin kush të kapë më shumë nga ajo që është torta e pushtetit”, tha Topalli.

ma.me
Next Post
Anëtari i ‘pavarur’ i KQZ-së të ‘lë pa gojë’, Osmani: Demokratë, po riktheheni t në pushtet!

Anëtari i 'pavarur' i KQZ-së të 'lë pa gojë', Osmani: Demokratë, po riktheheni t në pushtet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In