TIRANË
Sipas sekretarit për cështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, dosja që po përgatitet po pasurohet me prova të shumta, të cilat do të faktojnë pretendimet e demokratëve, se në zgjedhjet e 25 prillit, PS, ka kryer shkelje, që kanë cuar në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve.
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje sipas Kasos do i ndihmojë demokratët të identifikojnë më lehtë manipulimet dhe tjetërsimin e votave.
Zyrtari i PD, shprehet se në varësi të shkeljeve të bëra, selia blu do të kërkojë ndryshim të mandateve apo pavlefshmëri të atyre zonave ku do të vërtetohen manipulimet.