• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD për lejen e Delijorgjit: Nuk e ka dhënë Basha, Rama gënjen

by A R
02/11/2015 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së djeshme të kabinetit qeveritar se leja për ndërtimin e një pallati në rrugën e Kavajës, për llogari të Mihal Delijorgjit është dhënë nga ish kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ka reaguar opozita përmes një deklarate. Sipas reagimit të Partisë Demokratike, Kryeministri Rama ka gënjyer në lidhje me këtë çështje pasi kërkon ti ikë përgjegjësisë së tij dhe faktit se ka qenë ai që ka dhënë leje për Delijorgjin.

“Çdo përpjekje për të larë duart dhe për të fajësuar të tjerët e nxjerr atë zbuluar në këtë aferë të paligjshme. Kjo pasi jo vetëm që këto leje ndërtimi kanë autorësinë e Edi Ramës por edhe sepse janë në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi 30 studimet pjesore janë kryer në përputhje me Rregulloren Urbanistike VKM Nr. 502 e cila u shfuqizua nga vetë Edi Rama. Bashkë me shfuqizimin e kësaj rregulloreje,  Edi Rama ka bërë të pavlefshme dhe studimet pjesore vendore të Bashkisë Tiranë”.- thuhet në reagimin e PD.

Më poshtë reagimi i plotë:

Edi Rama gënjeu dje shqiptarët duke dashur t’i ikë përgjegjësisë për lejet e ndërtimit që ka dhënë me firmën e tij.

Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë prej këtyre lejeve të ndërtimit. Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës për ti dhënë fund klientelizmit në dhënien e lejeve të ndërtimit ka miratuar planin urbanistik, i pari që prej vitit 1989 si dhe planet e detajuara vendore.

Për t’i dhënë hapësirë praktikës së tij të korrupsionit dhe arbitraritetit me lejet e ndërtimit, Edi Rama me 22 gusht 2014 bllokoi të gjitha studimet e bëra nga Bashkia dhe shfuqizoi VKM Nr. 502 që përcaktonte Rregulloren Urbane të Shqipërisë. Pas bllokimit të studimeve urbane të Tiranës në 22 gusht 2014, Edi Rama mori vetë në dorë dhënien e lejeve të ndërtimit bazuar jo në ligj dhe plan urban, por në vullnetin e tij personal.

Pasionin e Edi Ramës për betonizimin korruptiv dhe arbitrar nuk ka shqiptar që nuk e njeh. 20 përqindshi i famshëm i lejeve të ndërtimit zuri vend edhe në raportin e punës së OSBE-së që deklaron se Edi Rama ka një pasuri prej 200 milionë euro që menaxhohet në llogari “off shore” nga të afërmit e tij.

Çdo përpjekje për të larë duart dhe për të fajësuar të tjerët e nxjerr atë zbuluar në këtë aferë të paligjshme. Kjo pasi jo vetëm që këto leje ndërtimi kanë autorësinë e Edi Ramës por edhe sepse janë në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi 30 studimet pjesore janë kryer në përputhje me Rregulloren Urbanistike VKM Nr. 502 e cila u shfuqizua nga vetë Edi Rama. Bashkë me shfuqizimin e kësaj rregulloreje,  Edi Rama ka bërë të pavlefshme dhe studimet pjesore vendore të Bashkisë Tiranë.

Next Post

Autoritetet: Avioni rus u rrëzua për “shkaqe të jashtme”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
Formacionet: Klopp i beson surprizës së sezonit, Simeone i përgjigjet me një “asist nën mëngë”

Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi!

September 26, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

September 26, 2026
Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

September 26, 2026
“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

September 26, 2026
Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com