• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD pas Kuvendit, Kadilli: Asnjë vendim! Të ndahemi nga e kaluara e të mbështesim 100% drejtësinë e re! Fjalimi i Bashës? Askush s’mban mend asgjë

by Java News
21/07/2021 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatbardh Kadilli, ish-rivali i Lulzim Bashës në garën për kreun e PD dhe njëherazi një prej kritikëve më të mëdhenj të tij brenda partisë, e konsideron Kuvendin Kombëtar të PD si një aktivitet që nuk dha asnjë përgjigje se si do të jetë opozita e re. Në një intervistë për Report Tv Kadilli thotë se nuk pati një demonstrim të qartë që do të tregonte reflektim.

“Partia është shumë më tepër se forumet që prodhojnë institucionet. Partia është frymë në radhë të parë, është kasion i përditshëm.  Vendosmëria dhe e shumë të tjerëve do të bëjë që opozita të vazhdojë. Opozitën do ta bëjë edhe në forumet e partisë, edhe jashtë forumeve të partisë. Opozita është vendim. Në këtë shoqëri ku opozitarizmi nuk është i kultivuar si traditë ne duhet ta ushqejmë”, tha ai.

Kadilli shprehet se fjalimi i Bashës kishte një mesazh të cekët.

“Fjalim shumë i gjatë i z. Basha për një mesazh aq të cekët. Askush nuk e mban mend ta thotë mesazhin kryesor.  Unë nuk jam i prirur të mendoj se kryetari i partisë paska fituar, e mbylli dhe Kuvendin. Nëse ka menduar që t’i vendosë kapakun kazanit që zien, kazani do të shpërthejë.  Atëherë duke bërë sikur nuk kemi probleme dhe duke parë vetëm nga kundërshtari kemi harruar se nuk shërojmë dot vetveten nga disa fenomene që na kanë zvogëluar”,  tha ai.

Duke cekur se çfarë duhet të bëjë Partia Demokratike në të ardhmen Kadilli thotë se PD duhet të vendosë nëse do të jetë në gjendje të ndahet nga e kaluara.

“Të vendosim nëse do jemi ne në gjendje të ndahemi nga e kaluara jonë sado e dhimbshme të jetë. A do jemi ne në gjendje ta mbështesim sistemin e ri të drejtësisë”, tha ai.

I pyetur se  ç’shije i la fakti që kur mori fjalën në Kuvend Basha iku, Fatbardh Kadilli thotë se kreu i PD do të duhet ta dëgjonte fjalimin e tij dhe jo ato fjalime që i kishte lexuar më parë.

“Shije të mirë nuk më la në mënyrë absolute. Ai duhej të dëgjonte fjalimin që nuk e ka lexuar më parë dhe jo të atyre që ua ka lexuar më parë apo jua ka orientuar fjalimin. Nuk më la shije të mirë sepse unë pres që të reflektojë”, tha ndër të tjera Kadilli në Report Tv./m.j

Next Post
Kurti dënoi sulmin ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiç/ Serbi e kërcënon me jetë: Do t’i vë flakën familjes suaj

Albin Kurti, intervistë për median greke: Njohja do ishte dëshmi e rolit udhëheqës që Greqia duhet ta ketë në rajon! Absolutisht kundër ndryshimeve të kufijve

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    O Z Kadill largoni plakun ,qe te shpetoni ju vete e te quajturen pd.pase plakut largoni ushtarin e tije te bindur lyli bashen po deshte te shpetoni

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Po nuke arrite te largoni komunistin,spiunin plakun barbarte te vicidolit,pase tije lylin ju do mbeteni perseri celule si deri tani.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In