• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, partia që kërkon të qeverisë me të shkuarën e saj

by Artur Ajazi
15/01/2021 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Nuk u del e “keqja”, nuk i ndahet shpirti nga mandati. Duan me çdo kusht “deputet dhe emrin në krye të listës”. Kjo është kërkesa ultimative dhe ky është kushti i vetëm që i kanë vënë Lulzimit (njeriut që duhej të ishte larguar me kohë nga Partia Demokratike) kryetarët e partiçkave aleate. Ata duan të jenë në krye të listave, ata duan të jenë sërish në Parlament, për të mbushur thasët e zbrazur, për të bërë gallatë dhe për të marrë nëpër gojë gjithë dynjanë. Vetëm me produktivitet,nuk mbahet mënd të jetë marrë ndonjëherë Nardi, Fatmiri, Shpëtimi, Vangjeli, Agroni apo dhe Dashi. Ata janë dhe do të mbeten në memorjen e çdo demokrati dhe socialisti, si e shkuara, e djeshmja, dhe regresi  këtij vendi. Partia Demokratike, “barku” nga ku u ngjizën aleanca të tilla nuk e ka për gajle, të qeverisë edhe me të shkuarën, derisa në listat e “reja” të saj pritet të zërë një vend nderi edhe Sali Berisha. Askush nga ata, nuk ka ndërmënd të “hapë krahun”, askush nuk ka menduar ndonjëherë të largohet me kohë nga kryetar partie. Ata duan sërish mandete, poste, privilegje, duan sërish të kapin poste ministrash për të vjedhur, abuzuar, për të rritur pasurinë, për të shtuar zullumet, ndërkaq bëjnë “interesantin” në takimet me Lulin duke i kujtuar atij “emrin në listën e parë ose ikëm”. Një kryetar opozite që mbahet dhe kërkon rikthimin në pushtet, me ish-ministrat e akuzuar dhe damkosur si të korruptuar dhe lidhur me aferat më të pista sa ishin “mbi kalë”, nuk ka shanse të fitojë kurrë zgjedhjet me Edi Ramën. Luli kërkon të fitojë zgjedhjet dhe rikthehet në pushtet me të shkuarën e tij. Me ata që akoma kanë të hapura dosjet penale për vjedhjet dhe vdekjet e shqiptarëve të pafajshëm. Opozita e sotme, është çerdhja e kopukëve dhe lubive të pangopur me para dhe pushtet. Të guxosh në 2021 të dalësh në koalicion dhe të kërkosh pushtetin me përfaqësuesit e së shkuarës, të kërkosh votën e shqiptarëve duke futur në lista  dështakët dhe të korruptuarit e djeshëm, këtë vetëm një politikan tranzitor  dhe hileqar si Lulzim Basha mund ta bëjë. Të kërkosh të marrësh pushtetin me votën e lirë, dhe tu premtosh shqiptarëve “një jetë të re”, kur akoma dhe sot Edi Rama po merret me rikuperimin e pasojave  fatale që ka në ekonomi, biznes, turizëm, bujqësi,  dhe kudo, ish- qeverisja e Berishës, këtë vetëm Lulzim Basha mund ta bëjë. Mungesa e vizionit , e aftësive dhe frymës që transmeron  Lulzimi  në çdo dalje para mediave, po shoqërohet me deklarata turpëronjëse të aleatëve të tij. Oreksi i tyre ka shkuar deri atje, sa ti japin ultimatume  me data dhe  orare fikse kryetarit të opozitës, për të miratuar lista emërore nga partiçkat e tyre. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur partia më e madhe e opozitës, mbush listat e saj me emrat e atyre, që baza nuk i ka votuar kurrë. Edhe diçka tjetër, mësohet se “programi i ri qeverisës” i Lulzim Bashës, pritet të marrë këto ditë  bekimin e Doktorit, për të qenë gati pastaj për shpaloje në fushatë. Thuhet se ka mjaft “pika të forta që do ti japin fitoren e sigurtë” për të qenë sërish një opozitë , kësaj here  më dinjitoze….

Next Post
Një verë e artë për të rizbuluar… Shqipërinë!

Shqiptarët “me zor po presin” sa të bëhet Basha, Kryeministër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In