• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, parti e busullës euroatlantike

by Preç Zogaj
19/04/2023 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Dëshiroj ta nis këtë fjalë përshëndetëse duke evokuar një episod nga shkurti i vitit tashmë të largët 1991, dy muaj pas themelimit të PD-së. Mua, si drejtor i shtypit, Eduard Selamit si Sekretar i Përgjithshëm, Edmond Trakos si anëtar i Komitetit Drejtues na ra nderi i papërsëritshëm të prezantonim për herë të parë në Europë Partinë Demokratike të Shqipërisë, në një vizitë të organizuar nga Idriz Basha dhe bashkëshortja e tij, Kimeta Basha Mitrovice, përfaqësues shumë të kultivuar të emigracionit antikomunist shqiptar në Perëndim.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Bruksel, përveç takimeve të planifikuara, Idrizi na krijoi mundësinë të takonim diplomatë amerikanë atje, ndërkohë që një tjetër emisar i shquar i emigracionit politik në SHBA, Sejfi Protopapa, kishte kaluar oqeanin dhe kishte ardhur në Bruskel për të na bërë të njëjtën pyetje si ajo që na bënë diplomatët amerikanë:

Pyetja ishte: Cili ishte interesi ynë si PD në lidhje me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA: ti rivendosnim para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve të 31 marsit?

Ishte një pyetje respekti për forcën e re politike, që u ishte bërë nga drejtime të tjera Azemit, Berishës dhe Pashkos gjithashtu. Përgjigja jonë në Bruksel ishte: “Menjëherë, që nesër”. E tillë edhe e kolegëve të tjerë nismëtarë në Tiranë.

Nuk kishin patur nevojë të mblidheshim dhe të diskutonim. Përgjigja ishte në atë se pse ishim krijuar dhe pse ekzistonim si parti. Përgjigja ishte në vetë statutin e themelimit të PD-së si parti perëndimore.

Përgjatë tri dekadave të jetës së saj, PD ka përjetuar divergjenca të brendshme të llojllojshme, përplasje, ndarje, bashkime, ndarje përsëri kryesisht për çështje të diversitetit të mendimeve dhe qëndrimeve në Parti.

Për herë të parë nga shtatori i vitit 2021, PD filloi dhe vazhdon të përballet për një çështje të pangjashme me të mëparshmet, që sipas pikëpamjes sime, është përtej diversitetit normal që duhet të karakterizojë e mbajë të bashkuar një parti demokratike. Është çështje e orientimit, thënë ndrydhe, e asaj se më ke është PD dhe kush është me PD-në në botë sot, kë don ajo dhe kush e don atë? Do të jetë partia që SHBA, BE dhe Perëndimi njohin si aleaten dhe partneren e tyre perëndimore apo një Parti së cilës do ti mbyllen dyert në Uashington, në Londër dhe në Europë, nëse drejtimin e saj e merr dhe e mban mban një individ i sanksionuar prej tyre non grata?

Për këtë ka ndodhur ndarja, për ketë vazhdon ndarja. Të tjerat janë sajime, spekulime, demagogji, tymnaje për të fshehur të vërteten.

Euroatlantizmi është një çështje madhore identitare dhe atdhetare për çdo forcë politike në Shqipëri. Për PD-në është “të jesh a të mos jesh”. PD është në gjenezë dhe në gen vetëm euroatlantiste. Nëse nuk është euroatlantiste, nëse nuk është proamerikane dhe pro europiane nuk është më PD.

Euroatlantizm nuk është servilizëm, as jesmenizëm. Është shqiptarizëm, është demokraci. Është pasuri për ne para se të jetë e atyre që na e mundësojnë.

Nuk duhet të lejojnë që e djathta shqiptare të pluskojë nëpër ekuivoke, mëdyshje apo në hipokrizi për këtë. Do të ishte vërtetë e trishtë, pse jo e turpshme për të djathtën që euroatlantizmin ta përfaqësonte vetëm e majta, trashëgimtarja e Partisë që izoloi vendin.

Që kjo të mos ndodhë, qëndron e do të qëndrojë deri në fund PD-ja perëndimore. Duhet ta nënvizojmë sërish: nuk mjafton të themi apo të duam ne të jemi euroatlantistë. Duhet që edhe vendet e NATO-s të na njohin e pranojnë të tillë.

Në mbyllje, duke u rikthyer te evokimi që bëra në fillim të kësaj fjale, me shkon mendja se kur thamë “menjëherë” atëherë, intuitivisht kishin menduar se në një situatë të dhënë, orientimi, marrëdhëniet me SHBA dhe BE janë me të rëndësishme se vetë pushteti që shkon e vjen.

Në fakt pushteti në Shqipërinë demokratike është një degë që del nga trungu euroatlantist.

Të tjerët mund të përdridhen, ne jo.

Shumë prej miqve tanë demokratëve që nuk janë këtu, të hutuar, të turbulluar, apo të manipuluar do ta kuptojnë se kjo është rruga e drejtë, e vetmja e duhur, e vetmja e hapur. Kam dëgjuar zotin Roland Bejko tu thotë atyre: jeni e do të jeni të mirëpritur të na gjeni në këtë rrugë dhe të bëhemi sërish bashkë sot, nesër, pasnesër. Jam shumë dakord me këtë.

Kjo kohë erdhi me dëme, por ishte edhe një sprovë. PD e drejtuar nga Alibeaj u ngjan në këtë moment grupimeve krijuese që nuk është e thënë të jenë shumicë menjëherë, por të jenë krenarisht pakica krijuese që mban ndezur pishtarin e ideve të mira, që cakton drejtimin dhe shpëton të ardhmen. Kjo është PD e busullës, jo thjesht e vulës apo e logos.

Kjo parti nuk pakësohet më. Vetëm mund të rritet e duhet të rritet. Ndaj nga kjo tribunë dua t’u drejtoj një thirrje gjithë njerëzve të lirë e të fortë, që ndajnë me ne këto qëndrime: të ndihmojnë për shpërthimin dhe forcimin e PD-së, të votojnë numrin nëntë, të votojnë kandidatët e saj, të votojnë kandidatin e saj për bashkinë e Tiranë, zoti Roland Bejko, personin që me qartësinë, kurajon, qëndresën dhe integritetin e tij e mishëron plotësisht historinë dhe rrugën e PD-së euroatlatike.

Next Post
Kampionati Europian i Peshëngritjes, Qerimaj në vendin e 10, Çalja nuk klasifikohet

Kampionati Europian i Peshëngritjes, Qerimaj në vendin e 10, Çalja nuk klasifikohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In