• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD padit në SPAK Olta Xhaçkën, ja sa vite burg rrezikon ministrja nëse shpallet fajtore

by Ardit Rada
04/12/2020 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike i kthen ‘reston’ ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit i ka paditur në gjykatë për shpifje, duke iu referuar këtu akuzave të opozitës për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për fushatë elektorale.

Edhe PD dorëzoi sot në SPAK kallëzimin penal kundër ministres së Mbrojtjes dhe autoriteteve ushtarake, me pretendimin se kanë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.

Në kallëzim, PD thotë se fluturimet dhe aktivitetet elektorale të PS në Dibër janë në të njëjtën ditë, dhe sipas saj ministrja ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore.

Për secilën nga shkeljet e ligjit, sipas PD, Kodi Penal parashikon përkatësisht 3 deri në 7 vjet burg.  Në kallëzimin penal, të dorëzuar nga përfaqësuesit e PD, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, jepen detaje sipas tyre, për shkeljen e ligjit nga ministrja e Mbrojtjes.

 “Në kohën që ministrja e Mbrojtjes, për pushtetin e Edi Ramës, abuzon me helikopterin, i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, mijëra prej tyre jetojnë akoma në çadra me kushte mizerabël, në varfëri ekstreme, nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë, që shfrytëzohen si skllave, me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijne te paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid”, u shpreh Albana Vokshi.

Përveç Ministres së Mbrojtjes, në kallëzim penal PD implikon edhe Komandantin e Forcave Ajrore.

“Partia Demokratike kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjellë SPAK-ut të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat perkatëse duke i dhënë një mundësi për të treguar që nuk është e kapur nga qeveria, por është në shërbim të ligjit dhe të interesit publik”, u shpreh Gent Strazimiri./a.p

Next Post
Eksperti shqiptar i shëndetit publik në Londër: Duhen 12-14 ditë që të nisi krijimi i antitrupave nga vaksina, mbas 21 ditësh kërkohet…

Eksperti shqiptar i shëndetit publik në Londër: Duhen 12-14 ditë që të nisi krijimi i antitrupave nga vaksina, mbas 21 ditësh kërkohet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

February 13, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

February 13, 2026
Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

February 13, 2026
Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

February 13, 2026
Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

February 13, 2026
Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

February 13, 2026
Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

February 13, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

February 13, 2026
Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

February 13, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In