• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: OSHEE, paratë e gjakut të shqiptarëve për mikun e Edi Ramës

by
07/10/2015 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimit të godinës së OSHEE-së. Në një dalje për mediat, deputeti i PD Gent Strazimiri tha se ashtu siç kishte paralajmëruar selia blu, tenderi për ndërtimin e kësaj godine iu dha mikut të Ramës. Sipas Strazimirit, me paratë e marra nga qytetarët shqiptarë, Rama ia dha mikut të tij Carapuli.

Deklarata e plotë e PD:

Prej më se dy vitesh, Partia Demokratike ka denoncuar terrorin dhe padrejtësinë që ka shoqëruar të ashtuquajturën fushatë për të mbledhur paratë e humbura të OSHE. Pergjigja ishte e njëjta “paratë do të shkojnë për investime në rrjet, përmirësimin e furnizimit…” etj.

Tani u mësua pse OSHEE torturoi mijëra familje, futi në burg kryefamiljarë, burra e gra, la në errësirë invalidë, të sëmurë e të porsalindur dhe u mori jetën Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit dhe Arif Dodës.

Këto akte çnjerëzore sherbuen ne fakt për të mbledhur miliarda lekë qe te shperblehej miku, ortaku e klienti i Edi Ramës, ndërtuesi i sarajeve të tij në Surrel.

Paratë e gjakut të marra me kërbaç, kryehajduti dhe OSHEE, nuk i paska dashur për interesa publike aspak.

Por për të ndarë tortën e majme për Carapulët, sic Partia Demokratike e kishte paralajmeruar.

I gjithë ky abuzim është kryer me paramendim, sepse kemi një fitues të paracaktuar.

Kur Partia Demokratike denoncoi me 11 shtator tenderin, kasneci i Ramës reagoi dhe shprehu habi të madhe, se “nga e di opozita se kush i merr paratë pa u shpallur fituesi”.

Po ja që fituesi u shpall, dhe u shpall ai që ishte paracaktuar, miku, ortaku, ndërtuesi i Ramës.

Me ofertën më të lartë. 500 mijë euro me shumë se ofertuesi i dytë.

Po si mund të ndodhë kjo?

Kjo ndodh sepse nuk ka me garë dhe shqyrtim ofertash.

Tenderat i drejton Edi Rama, i menaxhon Edi Rama, i ndan Edi Rama me miqtë e tij.

Ky është kriteri, ky është urdhëri.

Ky është vetëm një nga rastet kur Carapuli i Ramës ka nxjerrë paratë e “pajës” që dha për kryeministrin kur i bëri sarajet luksoze në Surrel.

Korrupsion skandaloz, zhvatje e mynxyrshme e parave të shqiptarëve, para që kryehajduti i OSHEE i mblodhi me dhunë, me burg, me ndëshkime kolektive, me marrje jete.

Partia Demokratike i siguron qytetarët e vendit se kryehajduti i OSHEE, Adrian Çela dhe banda e tij që tallet me paratë e gjakut të shqiptarëve, do të mbajë përgjegjësi deri më një. Dita e llogarive para ligjit do të vijë shpejt.

Next Post

Për të kompensuar ardhjen në Tiranë, Vuçiç i kërkon Cipras të mos mbështesin Kosovën në UNESCO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com