• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD optimiste: Dënimi i Tahirit shënon vetëm nisjen, në rradhë të tjerët

by Java News
05/02/2022 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka deklaruar këtë të martë se dënimi i Saimir Tahirit është vetëm fillimi i nisjes së rrugëtimit të ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin.

Deputeti Ervin Salianji tha se PD-ja do ta vazhdojë betejën ndaj qeverisë dhe në shërbim të interesit publik.

Deklaratë e PD, Ervin Salianji

Dënimi i ministrit të Brendshëm më të vlerësuar e më të përkëdhelur të Edi Ramës, është prova e plotë dhe e madhe se Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes u kthye në parajsën e drogës. Nën drejtimin e Tahirit dhe me bekimin e Edi Ramës, skenari i kanabizimit u bë një realitet i frikshëm duke mbledhur rreth këtij procesi bandat e krimit të organizuar.

E kemi denoncuar me mijëra herë kanabizimin e Shqipërisë, lidhjet e Ramës me krimin, përdorimin e kriminelëve për të grumbulluar vota dhe më pas dorëzimin e sovranitetit të shtetit në duart e bandave dhe krimit të organizuar. Depërtimi I bandave deri në strukturat më të larta të shtetit, abuzimi me pushtetin, dhunimi dhe grabitja e qytetarëve është fakt dhe paralajmëron që dënimi i Tahirit është vetëm fillimi, nisja e rugëtimit të ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin.

Ai është dhe duhet të jetë i pari në një listë të gjatë të drejtuesve të rilindjes. Për vite me rradhë, Edi Rama e mohoi kanabizimin e Shqipërisë. Edi Rama mohoi lidhjet e tij dhe të deputetëve të tij me krimin. I mohoi  denoncimet me fakte dhe nga brenda policisë së shtetit, i hodhi në rrugë dhjetra drejtues të policisë së shtetit dhe degdisi në azile dhjetra të tjerë. Vendosi policinë e shtetit nën thundrën e krimit dhe disa në shërbëtorë te tij.

I mohoi faktet e paraqitura nga Partia Demokratike, mohoi cdo denoncim edhe kur ato bëheshin mes parcelave me kanabis, mohoi raportet e partnerëve ndërkombëtar, mohoi gjithçka. Ai mbrojti “ministrin kampion”, ministrin më të suksesshëm të të gjitha kohërave sipas tij, që e shndërroi policinë në mbrojtëse të parcelave të hashsahit, ndërsa efektivat e policisë në ngarkues e transportues të lëndës narkotike.

Në fakt, mbronte projektin e vet ashtu si sot heshti, futi kokën si struci dhe e shiti si faj të vartësit të tij. A e mbani mend se si Edi Rama sulmonte çdo deputet e drejtues të PD, kur denonconin kanabizimin e Shqipërisë dhe lidhjet e Ramë and co me këtë proces kriminal. Por koha i dha të drejtë Partisë Demokratike. Shpallja fajtor e ministrit të Ramës dhe zbardhja e lidhjeve të tij me bandat e krimit të organizuar të trafikut të drogës, janë prova se PD kishte të drejtë në denoncimet e saj.

Nëse do të ishin dëgjuar në kohën e duhur, sot Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë kriminale dhe paratë e drogës nuk do ishin investuar për blerjen e zgjedhjeve e në ndërtim. Edi Rama mbrojti krimin e organizuar, pasi Saimir Tahiri nuk mund të vepronte pa mbrojtjen, mbështetjen dhe bekimin e Edi Ramës që është kreu i bandës.

Beteja jonë pakompromis në shërbim të interesit publik provoi se Edi Rama është i korruptuar. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë! Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Next Post
Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët

Saimir Tahiri, tentativa e parë për të prerë pyllin me bisturi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In