Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka reaguar pas masave të reja, të shpallura nga kryeministri Rama, ku nga nesër qytetarët duhet të ecin të pashoqëruar dhe në oraret e përcaktuara, pasi në të kundërt rrezikojnë gjobë.
Vokshi shprehet se kjo situatë nuk zgjidhet me gjoba, por duhen marrë masa për të mbrojtur qytetarët dhe mjekët. Sipas saj, vetëm PD është e zonja të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur.
“Me gjoba nuk zgjidhet asgjë. Duhen masa mbrojtëse për stafin mjekësor, duhen tamponë dhe kite për testimin e popullatës, duhen pajisjet e nevojshme mjekësore për përballimin e fluksit.
Asgjë prej këtyre në kohë, megjithëse kryetari i PD Lulzim Basha, prej ditësh, i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa për pajisjen e spitaleve me mjetet e nevojshme, përfshirë, aparatët respiratorë. Vazhdimisht, kryeministri e ka hedhur poshtë duke theksuar se spitalet kanë pajisje të nevojshme.
Qytetarët kanë nevojë për dikë që qeveris dhe merr vendime në kohën e duhur për interesin e tyre. Qytetarët duan zgjidhje, jo të shtyjnë kohën duke parë Edi Ramën në televizor në mëngjes, në drekë dhe në darkë”.
/a.r












Idiote qe flet nga manincomio shqup.