• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm, Mustafa: Tërhiqu ose prishet koalicioni

by A R
18/03/2020 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni qeverisës në Kosovë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së është në rrezik. Shkak për këtë është bërë shkarkimi nga detyra i ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas deklaratave të tij për gjendjen e jashtëzakonshme dhe faktit se tha “numri i të prekurve me koronavirus po rritet prej ore në orë”. Kaq ka mjaftuar, që kryeministri Albin Kurti ta shkarkojë nga detyra.

“Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është. Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Shkarkimin e befasishëm nuk e kapërdirë lehtë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që e ka cilëson të papranueshëm. “Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së. Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike. Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës. Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”, shkroi Mustafa. Por cfarë do të ndodhë tani? Kreu i LDK-së tha se kryesia e partisë do të mblidhet në orën 18:00, për të diskutuar rreth veprimeve që do të ndërmerren pas vendimit të Kurtit.

/a.r

Next Post
Bota me “ethet” e koronavirusit, shkon në mbi 8 000 numri i të vdekurve. Masa ekstreme në gjithë globin

Bota me “ethet” e koronavirusit, shkon në mbi 8 000 numri i të vdekurve. Masa ekstreme në gjithë globin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In