• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD nuk u regjistrua në zgjedhje, por baza propozon kandidatët për deputetë/EMRAT

by Java News
30/04/2017 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por paralel me këtë kërkesë ata nuk e ndërprenë procesin e propozimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

“Gazeta Shqiptare” sjell sot propozimet që ka bërë baza e çdo dege të PD-së. Madje mësohet se vetëm në Fier janë propozuar më shumë se 100 kandidatë për deputetë, ndërkohë që dega e Shkodrës ka sjellë në qendër 66 kandidatë.

Po kështu, në qytetet e tjera ka pasur propozime të shumta, të cilat u janë deleguar kryesive të degëve dhe më pas kanë mbërritur në qendër. Mësohet se mes të propozuarve janë ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi, cili është propozuar nga demokratët e Dibrës, dhe deputetja aktuale Dhurata Çupi. “Gazeta Shqiptare” mëson se në Tiranë në zonën e ish-Bllokut është propozuar edhe Neritan Sejamini, aktualisht këshilltar politik i z. Basha. Po në Tiranë mësohet se janë propozuar deputetja aktuale Jorida Tabaku e Grida Duma, apo në Durrës juristi i njohur i PD-së Oerd Bylykbashi. Në Sarandë Venedik Mollanji, Sytki Haxhi, Ilir Kondi, Kreshnik, Jolio Dine, Hariz Hema dhe Matilda Qurku. Në Shkodër janë propozuar Jozefina Topalli, Bardh Spahia, Ramiz Çobaj, Qamil Gjyrezi dhe Adela Kryeziu. Në Gjirokastër Altin Çomo, Esheref Shehu, Theodhoraq Vangjeli etj.

Komisioni

Por, pavarësisht propozimeve të ardhura nga baza, qendra e ka ndërprerë këtë proces, pasi kandidatët duhet të miratohen nga kryesia e qendrës dhe të verifikohen nga komisioni i drejtuar nga doktor Halim Kosova. PD-ja ka ngritur edhe një komision për verifikimin e figurës, i drejtuar nga Halim Kosova. Komisioni do të verifikojë të gjithë emrat e propozuar për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit si dhe për të kaluarën në raport me ligjin. “Çdo kandidat për deputet i PD-së do t’i nënshtrohet një procesi kontrolli të imtësishëm të integritetit të figurës. Ne kemi ngritur strukturat e posaçme për këtë si parti. Jemi e para  parti që kemi ngritur Komisionin tonë të Integritetit dhe të Etikës, i cili tashmë është i pajisur me ekspertizën më të mirë, me njerëzit më të ndershëm, me mbështetjen ndërkombëtare, dhe ka hartuar praktikat më të avancuara bashkëkohore”, – deklaroi z. Basha në janar të këtij viti.

Afati

Afati zyrtar për propozimet ishte data 20 shkurt, dhe për këtë PD-ja lajmëroi hapjen e një dritareje në faqen zyrtare “pd.al” përmes së cilës demokratët mund të propozonin përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e ri të Shqipërisë. Por kjo dritare e hapur në janar u mbyll menjëherë pas përfundimit të afatit, pikërisht më 20 shkurt

c.a

Next Post
“O çerr, o toç…” Fyerjet në KQZ gjatë dikutimit të çështjes “Prenga”

Zgjedhjet e 18 qershorit, KQZ: 17 parti në garë, nis verifikimi i kandidatëve. Opozita zyrtarisht jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

July 27, 2026
“Irani kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Çupi: Rama reagoi në momentin e duhur

“Irani kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Çupi: Rama reagoi në momentin e duhur

July 27, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Trump përballet me pengesë ligjore, gjykata lë në fuqi bllokimin e reformës për votuesit

July 27, 2026
Tensionet në rajon, Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Mos ringjallni ndasitë e së kaluarës!

Tensionet në rajon, Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Mos ringjallni ndasitë e së kaluarës!

July 27, 2026
Shehaj rrëmbeu dokumentin dhe u largua me vrap nga Kuvendi, Rama: Vesi del me shpirtin, i takon prokurorisë t’i tregojë vendin!

Shehaj rrëmbeu dokumentin dhe u largua me vrap nga Kuvendi, Rama: Vesi del me shpirtin, i takon prokurorisë t’i tregojë vendin!

July 27, 2026
Shkrepësja e revolucionit të tetorit? Pse PD dhe opozita e re bëri potere për paktin ushtarak me SHBA!

Shkrepësja e revolucionit të tetorit? Pse PD dhe opozita e re bëri potere për paktin ushtarak me SHBA!

July 27, 2026
Ja çfarë përmban kredia 302 milionë USD nga SHBA për Shqipërinë, zbardhen detajet e marrëveshjes

Ja çfarë përmban kredia 302 milionë USD nga SHBA për Shqipërinë, zbardhen detajet e marrëveshjes

July 27, 2026
Lufta me zjarret/ Rama premton pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes: Flotës do t’i shtohen avionë zjarrfikës

Lufta me zjarret/ Rama premton pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes: Flotës do t’i shtohen avionë zjarrfikës

July 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Duke menduar çfarë i duhej Agronit marrëveshja sekrete

July 27, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In