• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD nuk shkëputet nga konfliktualiteti, braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak

by
30/07/2015 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk është shkëputur dot nga konfliktualiteti as në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës, ku Erion Veliaj morri dhe detyrën e kryebashkiakut. Këshilltarët e djathtë nuk ka respektuar solemnitetin e kësaj mbledhje të parë dhe janë larguar prej saj në mënyrë demonstrative duke kërkuar largimin nga salla të ministrit të Pushtetit Vendor, Blendi Çuçi.

Sapo kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka hyrë në sallën e këshillit për të bërë betimin, kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli ka kërkuar fjalën duke kërkuar nga kryetari i ri i Këshillit Bashkiak që mbledhja të vazhdonte pa pjesëmarrjen e ministrit Çuçi.

“Mos e prishni këtë moment. Na lini të jemi pjesë e kësaj ceremonie, por jo me pjesëmarrjen e njerëzve që nuk kanë tagrin për të qenë të pranishëm”, – tha Olli. Por kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, ka kërkuar nga përfaqësuesit demokrat që të respektojnë mbledhjen duke u shprehur në të njëjtën kohë se mbledhja e Këshillit Bashkiak është hapur për këdo. “Mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura për këdo qytetar të Tiranës”, – u shpreh Dalipi.

Më pas përfaqësuesit e djathtë u larguan nga salla. Në fakt kjo kërkesë e këshilltarëve të PD-së për Bashkinë Tiranë, vjen në kundërshtim me qëndrimin që kanë mbajtur këshilltarët e kësaj force në të gjitha njësitë e tjera, ku Çuci ka qenë pjesëmarrës thuajse në konstituimet e të gjitha këshillave bashkiak.

Next Post

Çfarë po ndodh me telefonat Samsung?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com