• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD nuk ka firmosur asnjë kandidaturë për Avokatin e Popullit!”/ Strazimiri: PS po e kthen këtë proces në një farsë…

by Os De
09/12/2025 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, akuzoi Partinë Socialiste se po e kthen në farsë procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke përdorur padrejtësisht firma të deputetëve demokratë si propozime kandidatësh.

Ai deklaroi se asnjë deputet i PD-së nuk ka firmosur për ndonjë kandidaturë dhe se partia ka njoftuar zyrtarisht Kuvendin më 2 dhjetor që çdo firmë e paraqitur në emër të tyre është e pavlefshme. Sipas tij, pretendimi i PS-së se ky njoftim ka ardhur jashtë afatit është i pavërtetë dhe në kundërshtim me ligjin.

Strazimiri shtoi se kandidatët që paraqesin firma të PD-së nuk plotësojnë kriterin ligjor të 28 firmave, ndërsa kritikoi Komisionin e Ligjeve për veprime “të paligjshme” dhe në kundërshtim me praktikën parlamentare.

Deklarata e deputetit të PD, Gent Strazimiri:

Partia Socialiste votoi sot në Komisionin e Ligjeve për të rrëmbyer procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit duke e kthyer në një farsë, duke mashtruar brutalisht, në falsifikim të fakteve dhe vullneteve publike, të deputetëve të Kuvendit, të paraqitura edhe zyrtarisht,

  1. Propozimi i kandidaturave, ligjërisht fillon me 17 nëntor.

Asnjë deputet i PD nuk ka firmosur propozim për kandidaturë.

  1. Firmat për të mbështetur kandidatin që të dëgjohet para Komisionit të Ligjeve, nuk mund të shfrytëzohen si ‘propozim për kandidim’
  2. Për të shmangur lojërat e pazaret e ndyra, Partia Demokratike ka njoftuar me datë 2 dhjetor, Kuvendin e Shqipërisë, me firmën e secilit prej deputetëve të saj, që çdo firmë e paraqitur si ‘propozim kandidati’ nuk është e nuk duhet konsideruar as e tillë e as e vlefshme.

Pretendimi se komunikimi në fjalë është bërë ‘jashtë afatit’ përveçse është i pavërtetë, është edhe kryekëput antiligjor.

  1. Çdo afat i parashikuar në ligj, është afat që bie mbi kandidatin e në asnjë mënyrë mbi deputetin, i cili si përfaqësues i sovranitetit të popullit, mund të tërheqë mbështetjen (edhe nëse e ka dhënë) në çdo moment, deri në momentin e votimit.

Në këto kushte, asnjë prej kandidatëve që paraqet firma të deputetëve të PD si pjesë të 28 firmave propozuese të kërkuara nga ligji, nuk e plotëson kriterin themelor për të kaluar në seancë.

NUK KA NUMRIN E NEVOJSHËM TË FIRMAVE TË DEPUTETËVE

Grupi parlamentar i PD, në dokumentin dërguar Kryetarit të Kuvendit në datën 2 dhjetor 2025, ka propozuar në detaje edhe se si do të duhej të vazhdonte ecuria e procesit në përputhje edhe me praktikën e mirë parlamentare në vite, duke përcaktuar se cilët do të konsiderohen kandidatë që kanë mbështetjen opozitës.

Deri më tani, nuk ka asnjë përgjigje nga Kryetari i Kuvendit.

Ajo ç’ka ndodhi sot në komisionin e ligjeve, përveçse është kryekëput kundër praktikës parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, është e paligjshme, në kundërshtim me kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjin për Avokatin e Popullit.

PS mund të vendosë të zgjedhë me votat dhe firmat e deputetëve të saj, cilindo prej shërbëtorëve të saj haptazi ose fshehurazi, por nuk mund ta bëjë këtë duke mashtruar se është vullnet edhe i opozitës së vendit.

Ju faleminderit

Next Post
“LSI, organizatë terroriste”, analisti Arben Meçe: Partinë e inkriminoi Ilir Meta

8 dhjetori 1990/ “Studentët e përjashtuan”- Analisti: Berisha s’ka lidhje me atë lëvizje, e solli Ramiz Alia nga Italia për ta sfumuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In