• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

PD nuk i ndahet kryetarit të bashkisë për shembjen e Teatrit!!!

by Java News
03/07/2021 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, tha se pas vendimit të Kushtetuese duhet të veprojë SPAK duke i bërë thirrje që të arrestojë kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, tha se pas vendimit të Kushtetuese duhet të veprojë SPAK duke i bërë thirrje që të arrestojë kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

Vokshi tha nga selia blu se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, qeveria nisi një revansh kundër shtet të së drejtës dhe shkatërruan një vlerë historike dhe shpirtërore për kombin tonë.

Gjykata Kushtetuese vendosi dje pezullimin e ndërtimit të teatrit të ri, shfuqizoi vendimin për kalimin e pronësisë nga Ministria e Kulturës drejt Bashkisë Tiranë, ndërsa për prishjen e godinës nuk mori vendim për shkak të mos arritjes së korumit të nevojshme prej 5 vitesh.
Deklarata e plotë

Partia Demokratike përshëndet vendimin e fundit të Gjykates Kushtetuese! Ky vendim dëshmon edhe një herë sa të drejta kanë qenë shqetesimet e vazhdueshme të PD për dhjetëra ligjet e vendimet antikushtetuese që ka miratuar e implementuar kjo qeveri në mugesë të Gjykatës Kushtetuese. Sa të drejta kushtetuese të shkelura, të mohuara, të nëpërkëmbura, nga një qeverisje që ka vepruar si bandë plaçkitëse për llogari të oligarkëve e bërë palë me krimin.

Sot është më e qartë se kurrë, se pikërisht në mungesë të Kushtetueses, regjimi ndërmori një revansh të ashpër ndaj shtetit të së drejtës. Ky revansh është edhe një nga arsyet e krizës politike që prej vitesh regjim ka nxitur në jetën e vendit dhe që masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi dot.

Shpallja ANTIKUSHTETESE e ligjit për ndërtimin e teatrit me PPP, që grabiste pronën publike, dhe vendimi për kalimin e Teatrit nga Ministria e Kukturës te Bashkia bën nul çdo vendimmarrje të Këshillit Bashkiak dhe Erion Veliajt mbi një pronë që nuk ju takon. Ky vendim është i paligjshëm.

Sot të gjithë e dinë se cilët janë barbarët që shkatërruan një vlerë historike dhe shpirtërore të kombit. Sot të gjithë e dinë se beteja disa vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen Teatrin, e Partisë Demokratike dhe qytetarëve që i dolën në mbrojtje godinës ishte e drejtë!

Ajo betejë nuk ishte vetëm për Teatrin Kombëtar, si një vlerë e çmuar e trashëgimisë kulturore, për historinë e arkitekturës, për vlerat shumëplanëshe politike, historike, artistike, kulturore.

Jo, kauza e teatrit ishte shumë më shumë se kaq!

Ajo ishte dhe mbetet një kauzë në mbrojtje të ligjit themelor që na mban bashkë si shqiptarë, Kushtetutës, një kauzë në mbrojtje të demokracisë.

Pas këtij vendimi të GJykatës Kushtetuese, Partia Demokratike i kërkon SPAK të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetatëve shqiptarë dhe të nxjerrë nga sirtarët kallzimin e PD për shembjen e TK.

Gjykata Kushtetuese foli qartë dje se çdo vendimmarje për Teatrin Kombëtar ka qenë antikushtetuese ndaj kushdo që është kapur në flagrancë për korrupsion aktiv dhe për dëmin financiar miliona euro, të shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, kushdo që ka abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Edi Rama e Erjon Veliaj, çdo nënpunës në administratë që është bërë pjesë e vendimmarrjes antikushtetuese e antiligjore, çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës së shembjes barbare, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe sot SPAK duhet ta tregojë këtë duke arrestuar menjëherë Erion Veliaj, autorin dhe përgjegjësin direkt të shembjes së Teatrit, i cili ka shpërdoruar detyrën dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit ka shkatërruar një pasuri kombëtare.

Qytetarët shqiptarë duan drejtësi, qytetarët shqiptarë meritojnë drejtësi, prandaj krimi shtetëror i kryer nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, i provuar nga trupa gjyqësore e Kushtetueses, duhet të ndëshkohet një orë e më parë.

PD konfirmon sërish mbështetjen e pakushtëzuar ndaj kauzës për rikthimin e Teatrit në identitetin e tij origjinal. Kjo kauzë kombëtare, ka në themel mbrojtjen e vlerave të artit, kulturës, trashëgimisë, qytetarisë dhe demokracisë, të cilat janë dëmtuar rëndë nga regjimi i pakicës, që më 25 prill vodhi shpresën e shqiptarëve për ndryshim.

Me shembullin e kësaj qëndrese, Partia Demokratike është e vendosur që bashkë me shumicën e shqiptarëve,  t’i shkojë deri në fund betejës më të madhe, betejës patriotike për ti kthyer Shqipërisë dinjitetin e një vendi të lirë demokratik, për t’ë kthyer përsëri shpresën në zemrat e shqiptarëve.

Shqiptarja.com

Next Post
Koronavirusi, regjistrohen 4 të vdekur dhe 774 raste të reja në Kosovë

Kosova/ Vetëm 3 raste dhe asnjë viktimë nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In