• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

PD nuk fal, po shqiptarët falin

by Ben Andoni
22/08/2025 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Të gjithë e dinë, e thonë dhe e kuptojnë në partinë e Berishës se kjo PD e ka të pamundur të vijë në pushtet. Është kaq e vërtetë kjo, saqë mjafton një provokim në rrjetet sociale, si ai i ish-deputetit Murrizi dhe pastaj t’i hidhen të gjithë në kurriz. Këlliçi pati pasoja edhe më të mëdha. Ose më keq akoma të ta mbyllin gojën. Bardhi dhe Gjekmarkaj janë shembulli më i mirë i paradokseve të PD-së. Kurrë nuk është parë kjo pamundësi që e shoqëron në çdo hap PD-në. Tre muaj pas 11 Majit nuk ka asnjë reflektim për analizë, por nga një status i ish-deputetit Spaho e kupton më së miri arsyen. Me atë nivel që prezantohet në bazë dhe në struktura PD-ja e ka të pamundur që të përcjellë shqetësime institucionale dhe të bëjë strukturime për fitore. Dobësia e saj është kaq e madhe sa e shikon në aneminë e shprehjes, në paqartësinë e të ardhmes dhe mbi të gjitha në të tashmen konfuze. Në të vërtetë, është folur dhe flitet nga PD-ja për shtatorin e aksionit politik, është folur për analizën e zgjedhjeve, është folur për qasje tjetër në parlament, ku do të shkohet vetëm për Ligjet e Integrimit Evropian dhe për fare pak gjera reale të ndryshimit, përveç daljeve vetanake të kryetarit Berisha që akuzon për çdo ditë me zë, video zgjedhjet dhe gjithçka. Ndërkohë shqiptarët presin për çdo ditë sesi do të përballin oreksin e njerëzve të Ramës që tashmë po gëlltitin çdo gjë; administratën e paaftë dhe të mbushur me pispilluqë mëndjemëdhenj; presin të shikojnë se çfarë do bëhet me çmimet e frikshme dhe me standardin e papërballueshëm të jetës deri për Klasën e Mesme; për vizionin e Shqipërisë së ardhshme, ku të mos flitet si zakonisht vetëm për numrat e turistëve; për kthimin te bujqësia dhe prodhimin vendas; për përmirësimin e shkollës dhe mbi të gjitha informalitetin që e ka kapur për fyti vendin. Ka pak lajme të mira për vendin veç propagandës. Për këto te PD-ja ka vetëm akuza nga pak individët që i kanë mbetur dhe shumë pak vizion. Dobësia e saj është dobësia e vendit që nuk reagon dot dhe që nuk di madje se çfarë do bëhet. Kriza e madhe tashmë është morale dhe këtë nuk e kuptojnë dot pushtetarët, të cilët media dhe burime të ndryshme i shohin shumë të lidhur edhe me opozitën!!! Por ndërsa dobësia e PD-së është atribut i njerëzve të dobët që e përbëjnë atë, dobësia e shqiptarëve di të falë, nëse do i kthesh te normaliteti dhe tek besimi, sepse në thelb janë popull vital. Edhe Rilindja Kombëtare në shekullin XIX fliste për këtë normalitet në kushtet kur Shqipëria s’ishte shtet, por e ndarë në katër vilajete prej këtij besimi që kishin te shqiptarët.  Po Gandi kishte edhe një teori më shumë inkurajuese: “I dobëti nuk mund të falë kurrë. Falja është atribut i të fortit”. PD-ja asnjëherë nuk do kërkojë falje për atë që ka bërë dhe po bën me paaftësinë e saj, po shqiptarët po, sepse e duan ndryshimin që meritojnë.  (Javanews)

Next Post
Gara për super armët që Putin thotë se i shndërron objektivat në hi

Gara për super armët që Putin thotë se i shndërron objektivat në hi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In