• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD nuk është opozita, por pjesë e saj”, Flutura Açka: Jam kërcënuar dhe fyer nga kolegët

by A R
11/11/2024 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk mund të pretendojë që është opozita, por është pjesë e saj. Kështu u shpreh Flutura Açka në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN, sipas të cilës kjo parti duhet të reformohet dhe të ndryshojë lidershipin e saj. Ajo thekson se pyetja që duhet të ngrejë opozita është se pse nuk e ndjekin shqiptarët.

“Mendoj që PD ka shanset të jetë në pushtet në 2025 bashkë me opozitën tjetër. PD nuk mund të pretendojë që është opozita, por është pjesë e opozitës. Sa kohë që e thotë këtë gjë do bëjë gabim, do të minimizojë veten në mesin e kësaj opozite që ajo pret ta drejtojë. Gjëja e parë që duhet të bëjë PD; duhet të reformohet. Ka akoma edhe pak kohë. Nëse nuk ndryshon lidershipi me këto gabime, përderisa nuk rezonon kur bëhen mosbindje civile e protesta duhet të rezonojnë me shqiptarët të cilët duhet të mbushin sheshet. Opozita duhet të zgjidhje çështjen se pse shqiptarët nuk e ndjekin?”

Opozita sipas saj duhet t’u qaset në mënyrë të qartë dhe të vendosur shqiptarëve dhe jo të korruptohet me Ramën sikurse ndodhi me amnistinë apo ndryshimet në kod në 2008-ën.  Për shkak të qasjes së saj ajo tha në A2 CNN se ka marrë fyerje dhe kërcënime nga kolegët opozitarë.

“Pse Edi Rama ishte shumë i mirë në 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese apo kur u bashkuan votat për amnistinë? Kjo gjë; korruptimi i pjesshëm e selektiv me Ramën na ka çuar deri këtu, që na humbur besimin me qytetarët. A jemi ne përballë këtij kundërshtari të qartë dhe të vendosur? Nuk kemi qenë gjithmonë të qartë e të vendosur. Unë për vete jam e qartë dhe e vendosur. Por në emër të kësaj gjëje nuk mund të pranoj dot që nga kolegët e mi të më vijnë fyerje e kërcënime publike në parlament e ashtë tij., nuk jam aty që të bëj Yes man-enen. Unë kam kërkuar që fryma e re e PD të ishte me dinjitet, u diskreditua. Kush e diskreditoi këtë frymë të re të PD për të justifikuar e ndihmuar Sali Berishën? Këta shkatërruan frymën e re të PD. Kam dhënë idetë e ia për një opozitë më fleksibël që të shkojë në pushtet, jam në të drejtën time dhe këtë qasje e kam bërë publike dhe jo kulisave ”.

Kthimin në parlament të opozitës e sheh si një mundësi për të kundërshtuar buxhetin skandaloz siç e quajti ajo, por duhet t’i jepej një shpjegim shqiptarëve për lënien në mes të rrugës të aksionit opozitar.

“Protesta e fundit nuk ishte e ideuar mirë, nuk e dha atë që pritej. Edhe kjo lënia e rrugës e kthimi në parlament pa asnjë shpjegim shqiptarëve. Aksioni politik është i qartë, por megjithatë kthimi në parlament është edhe mundësi e opozitës për t’i bërë opozitë këtij buxheti skandaloz që po vjen. Të frenojë këtë vrull që kanë marrë të majtët për ta kaluar për 10 minuta . Të mos përsërisim gabimin e vjetshëm me buxhetin”.

E pyetur për bashkëpunimi politik, deputetja Açka thotë se ajo mbështet edhe forcat e reja politike.

“Mbështes Djathtas 1912 dhe forcat e reja politike që po maturohen e shquhen, edhe një lëvizje me not akombëtare. A do ta ndryshojmë këtë Shqipëri? Këta të rinj e të reja që duan të ndikojnë në demokraci, a do të mbeten robër të të qenit kryetar dhe grupit të vogël nismëtar apo do të bashkohen për të krijuar sinergji? Nëse do të mbeten ishullorë do të thotë që nuk janë pjekur. Grupimet e reja duhet të lënë gjërat e vogla. Djathtas 1912 është në negociata, por nuk di ç’ ndodh brenda. Unë jam mbështetëse e fuqishme e një fryme të re që duan ta largojnë Shqipërinë nga estabilshmenti i vjetër. Për mua njeriu më i rrezikshëm sot në pushtet është Edi Rama , e ka kthyer qeverinë në qeverisjen e bandave dhe jo shqiptarët”.

/a.r

Next Post
“O horr, o llum…”, KLP i përgjigjet ashpër Berishës: Presioni ndaj SPAK, kërcënim serioz për drejtësinë

“O horr, o llum...”, KLP i përgjigjet ashpër Berishës: Presioni ndaj SPAK, kërcënim serioz për drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In