• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, nuk është më parti proamerikane

by Artur Ajazi
06/11/2020 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Ndryshe nga çfarë u tha, dhe çfarë u bë qysh në fillimet e veta si forcë politike, sot pas afro 30 vitesh në Partinë Demokratike, nuk ka mbetur më asnjë bërthamë e cila të jetë proamerikane.Në atë parti, gjithmonë e më shumë është duke u konturuar  dhe ushqyer një frymë antiamerikane, dhe kjo për shkak të qendrimeve të forta të Departamentit të Shtetit, kundër qëndrimeve radikale të opozitës së vjetër, siç ishte  djegia e mandateve, pengesat ndaj reformës në drejtësi, apo mospjesmarrja në zgjedhjet e e 30 qershorit, etj.Natyrisht përplasja e fortë e PD-së me SHBA-në, (apo mes saj dhe ambasasdorëve në Tiranë) ka nisur për reformën në drejtësi,dhe kjo është arsyeja thelbësore e përplasjes.Realisht  marrëdhëniet  mes tyre, kanë ardhur e janë ftohur dhe PD-ja, ka arritur deri aty, sa të lobojë në Uashington edhe kundër ndonjë ambasadoreje të emëruar nga Departamenti Shtetit.Ka kohë që qëndrimet e Uashingtonit ndaj PD-së nuk kanë ndryshuar.Për këtë arsye, PD-ja dhe Lulzim Basha (i yshtur nga Doktori tij)  ka kohë që i fryn idesë së “një aleati të ri strategjik për Shqipërinë, që nuk është SHBA, por Gjermania”. Sa qesharake dhe idioteske. Dhe fillimisht këtë “ide” e ka hedhur përmes ish-deputetit “demokrat” Kaç Islami, për të matur pulsin e opinionit dhe për të parë reagimet e përtej Atlantikut. Qëndrimi i Kaçit, nuk ishte thjesht i tij, pasi prej kohësh, zëra nga zyrat jashtë SHQUP-it dhe  Lulzimit,  kanë sulmuar SHBA-në me komente në faqen zyrtare të ambasadës merikane në Tiranë, sa herë që kjo e fundit mban ndonjë qëndrim për situatën politike në Shqipëri, apo bën ndonjë postim për ecurinë pozitive të reformës në drejtësi. Paksa e habitshme, se përse PD-ja e Lulzim Bashës  kërkon që Shqipëria të shpallë si “aleat strategjik Gjermaninë, dhe jo SHBA”, ndoshta është ndonjë qëndrim personal i kryetarit de jure, apo ndonjë skenar  tjetër ? Shpesh Lulzimi, ka mundur të lobojë fuqishëm kundër Shqipërisë, tek disa zyrtarë të CDU-së, ndoshta duke shpresuar se do të rrisë akoma edhe më shumë ndikimin gjerman,për t’iu kundërvënë qeverisë dhe Edi Ramës. Duket se shpresa e humbur e Lulzimit, për të dalë nga situata, ku e ka futur PD-në, ishte pikërisht CDU-ja dhe Gjermania, por e humbi bastin ashtu si gjithmonë.Nga ana e tij, Departamenti i Shtetit,ka qenë i vendosur që “PD-ja të respektojë sistemin, të bëjë politikë brënda sistemit, të mbështesë reformën në drejtësi,ti kthehet bashkëpunimit institucional”. Shqipëria është kombi më pro-amerikan në botë, dhe këtë gjë Lulzim Basha e di mirë, edhe pse ka patur shumë zëra kundër  idesë tij “gjermane” brënda asaj partie.Partner strategjik i Shqipërisë,është dhe do të jetë vetëm SHBA-ja, pavarsisht se Partia Demokratike, mundohet ta sfumojë këtë realitet.SHBA, mbetet  fuqia më e madhe botërore, që ka mbeshtetur  gjithmonë faktorin shqiptar në Ballkan, duke na trajtuar gjithmonë si “komb partner në marrëdhëniet dypalëshe”. Partia Demokratike e Lulzimit, nuk është më parti proamerikane, por thjesht një forcë politike në shterrim, që po “lundron” në drejtim të paditur deri në momentin kur timonieri saj, të humbë përfundimisht kontrollin mbi realitetin e brëndshëm dhe të jashtëm.

Next Post
‘Trashëgimtar i një familje nëpunësish të kriminalitetit’/ Gazetari zbulon “sekretet” e Trump dhe lidhjet me mafian

'Trashëgimtar i një familje nëpunësish të kriminalitetit'/ Gazetari zbulon “sekretet” e Trump dhe lidhjet me mafian

Comments 2

  1. LULDASHI says:
    6 years ago

    Sala nuk e do ameriken
    I ka mbyllur deren

    Reply
  2. Teki Tekiu says:
    6 years ago

    Në 2024, PD do të ketë vetëm 8 deputetë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

September 16, 2026
“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

September 16, 2026
EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

September 16, 2026
Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

September 16, 2026
“Pushtohet” nga shqiptarët Gjykata Speciale në Hagë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Dënimi i ish-liderëve të UÇK, deputetja e PDK thirrje për nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale

September 16, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

A u rrit turizmi këtë sezon në Shkodër dhe Pogradec?

September 16, 2026
Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, reagon dhe BE: Thirrje për vetëpërmbajtje, drejtësia të bëjë punën e saj!

September 16, 2026
Ashpërsimi i Kodit Penal, Spahiu: Vetëm burgu frenon pushtuesit e pronave publike dhe private

Spahiu: Gjykata e Apelit do të shpallë të pafajshëm Hashim Thaçin, njësoj si gjeneralin kroat Ante Godovina!

September 16, 2026
Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

“Heronj kombëtarë”- BBC dhe CNN raportojnë për aktgjykimin ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe vlerësojnë figurat e tyre!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com