• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD nuk e ndihmon dot më Berishën, edhe sikur të bëhet me të

by Mero Baze
24/03/2023 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndarja në Partinë Demokratike ka ndodhur. Dhe ka ndodhur për shkak të Sali Berishës.

Partia është ndarë në dy kampe, pro dhe kundër tij. Spekulimi se Berisha ka më shumë dhe PD zyrtare më pak, është një perceptim që vjen nga 6 marsi dhe akoma më shumë, nga fakti që PD zyrtare ka ngrirë aktivitetin politik gjatë këtij viti.

Debati që bëhet tani në forumet drejtuese të PD zyrtare mbi mënyrën se si do të marrin pjesë në këto zgjedhje, nuk është një debat që ka qëllim real të ndalë përçarjen apo ndarjen e PD në dy pjesë.

Përçarja ka ndodhur me kohë. Është një gotë e thyer që nuk ngjitet më. Njerëzit e zemëruar me Sali Berishën tek PD, por dhe rrotull PD, janë një shumicë e konsiderueshme. Ndoshta nuk janë më shumë se sa mbështetësit fanatikë të Berishës, por janë mjaftueshëm shumë, që e asgjësojnë politikisht Sali Berishën. Janë varri që ai ka hapur vetë para syve të tij.

Tani ky debati i disa krerëve politik në PD, që të tregohen të mëshirshëm me Berishën dhe të mos i bien në qafë në zgjedhje, është një gënjeshtër. Ata nuk e përfaqësojnë shumicën e heshtur kundër Berishës. Ata përfaqësojnë politikanë që s’dinë me kë të bëhen, por jo një elektorat që e di me kë nuk është.

Elektoratin anti Berishë e përfaqësojnë vetëm ata që janë qartazi kundër Berishës. Dhe vetën ata mund ta vënë në lëvizje.

Deputetët apo politikanët që janë dhe me Berishën, dhe me Bashën, dhe me Alibeajn, dhe me Këlliçin apo Boçin, në fakt janë njerëz që kërkojnë një strehë, por nuk janë njerëz që kanë mbështetje në bazë. Ata nuk i duan as berishistët, as antiberishistët.

Baza është bardhë e zi kundër Sali Berishës. Ata që janë kundër Berishës, si në Tiranë, ashtu dhe në rrethe, janë të qartë.  Ata mund të dalin të votojnë vetëm për dikë që është një figurë e qartë anti Berishë. Për çdokënd tjetër ata nuk dalin nga shtëpia.

Ndaj çdo debat brenda PD nuk e ndihmon dot Berishën. Nëse PD gjen 61 kandidatë qe janë të qartë anti Berishë, ajo mund të marrë vota dhe nga elektorati gri anti Berishë dhe mund të dalë me dinjitet. Nëse nuk e bëjnë këtë, nëse zhvillojnë teoritë e mos kandidimit apo kandidatëve laramanë, prapë nuk e ndihmojnë dot Berishën.

Votat anti Berishë nuk shkojnë për Berishën. Ato ose rrinë në shtëpi, ose shkojnë për dikë tjetër. Ndaj në të gjitha rastet ata nuk e ndihmojnë dot Berishën. Dhe për më tepër as ai nuk ua di për nder.

Edhe sikur Lulzim Basha të votojë hapur pro Berishës, ai do t’i thotë prapë “prej teje humba, se votove për mua”. Sido që të dalë më 14 maj, ai do t’i fajësojë ata që humbi për shkak të tyre.

Problemi është nëse këta do të ndjehen krenarë për këtë gjë, apo do t’u vijë keq për Berishën. Ky është i vetmi debat.

Next Post

Zbulohet misteri! Ja çfarë i tregoi Ronaldo maestros pasi doli nga Big Brother VIP

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Shqiptarët malokhone, edhe barë dhije, lope e deleje do të hanë, por parimet e hajdut-kriminelit Sali Berisha, nuk do ti shkelin.
    Rroftë shoku Sali Berisha, shoku, nxënësi, dhe miku i udheheqesit tonë të lavdishem, tavarish Enver Hoxha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

October 31, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

October 31, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

October 31, 2026
Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In