• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD nuk do dekriminalizimin, por mbrojtjen e zullumit të vet

by A R
29/12/2016 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/
Votimi nga PD kundër kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të PD, Dashamir Tahiri, ka zbular një panoramë që nuk është se nuk e dinim më parë. Atë që lidershipi demokrat në thelb nuk është se është për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Vota e tre anëtarëve të KQZ që përfaqësojnë PD në këtë komision, kundër kërkesës së Prokurorisë, thjesht provoi atë të cilën me kohë është artikuluar, se PD do të ketë një qasje të diferencuar ndaj këtij ligji, duke mbrojtur mëkatarët e vet dhe duke nëmur ato të kundërshtarit politik.

Vota kundër heqjes së mandatit të deputetit Tahiri u paralajmërua nga PD dy ditë më parë nga përfaqësuesi i saj ligjor në KQZ. Po dje edhe deputeti i PD, Oert Bylykbashi, i cili rreket të na mbushë mëndjen se është aq i zoti sa mund “të na hedhë hi syve”, paralajmëroi vendimin politik të PD dhe votën kundër të anëtarëve të KQZ, sa i përket heqjes së mandatit të deputetit Tahiri.

Çështja është se PD nuk është se i intereson shumë fati politik i Tahirit, por thjeshtë sepse deputeti i rradhës nuk do të jetë më i PD, por i PDIU-së. Kjo ishte llogaria e PD që shtyu Bylykbashin, i cili pasi mbajti 1 orë leksion për Dekriminalizimin, bëri të qartë se PD është kundër kërkesës së Prokurorisë për Tahirin. Vota e sotme e anëtarëve të PD në KQZ shkoi në favor të kriminalizimit.
Votimi i sotëm nga KQZ për kërkesën e Prokurorisë ishte i një rëndësie të veçantë, jo shumë për fatin e Tahirit, Selamit dhe Rroshit, por për faktin se krijonte precedentin edhe për mënyrën se si do të operojë KQZ në të ardhmen, në lidhje me kërkesat për heqje mandati për ata që bëjnë deklarime të rreme, sa i përket pastërtisë së figurës. PD me votimin e sotëm dha qartazi mesazhin se do të mbrojë çdo të inkriminuar që vjen nga rradhët e rreshtimit të saj politik, nëse do të kërkohet t’i hiqet mandati.

Këtu nuk është çështja se PD vendos 2 standarde, pasi ajo nuk është se ka ndonjë standard politik. PD thjesht dha mesazhin për çdo person që rezulton i inkriminuar se do të ketë mbrojtjen e saj politike nëse i shërben asaj. Është e njëjta vijësjellje që PD përdori edhe ndaj Reformës në Drejtësi apo Integrimit, ku nga njëra anë bënte si e përgjëruar për Reformën dhe nga ana tjetër nuk ka la mjet pa përdorur, nga më banalet e deri në Kushtetuese, për ta rrëzuar këtë Reformë, me qëllim mbajtjen e kastës së kriminalizuar në sistemin e drejtësisë. Po kështu edhe me Integrimin. Është e para forcë politike në Ballkan dhe më gjerë që ka votuar kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, ndonëse çirrej lart e poshtë për Integrimin. Po kështu edhe me dekriminalizimin.
Për të qenë realist është e qartë se lidershpi i PD nuk është se ka standarde. I vetmi standard që ajo ka është se nëse i shërben gjithshka është ok, pavarësisht bëmave dhe gjëmave. Votimi i sotëm i PD kundër heqjes së mandatit të deputetit të saj në KQZ, nuk është se ishte “thikë pas shpine” ndaj ligjit. Ai votim na daraviti edhe atë pak mjegull që kishim se a do të jetë PD serioze në lidhje me dekriminalizimin? Votimi provoi që nuk është aspak serioze. Për të kundërtën s’na bind dot as Bylykbashi, i cili kujton se është aq i zgjuar sa mund të na hedhë duke lexuar fletërrufe, siç bënte kundër Reformës në Drejtësi, Vettingu-ut e tashmë edhe për Dekriminalizimin. Nuk gjykojmë nëse është apo jo i fajshëm apo i pafajshëm Tahiri, Selami apo Rroshi. PD kishte rastin sot të dëshmonte një standard kundër dekriminalizimit. Ajo thjeshtë na provoi se nuk ka asnjë standard. Ja pse vijon të jetë një opozitë që sa vjen e tkurret.

Next Post
Ky vend në SHBA ju shpërblen me 18 mijë $ nëse jetoni atje, mjafton mos të keni dosje kriminale

Ky vend në SHBA ju shpërblen me 18 mijë $ nëse jetoni atje, mjafton mos të keni dosje kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com