• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD nuk çahet në…!”/ Bardhi: Më 11 Dhjetor tubim Berisha-Rama-Meta, keqardhje për fletë-rrufetë e Presidencës

by Java News
23/11/2021 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se për Kuvendin e 18 dhjetorit delegatëve nuk i duhet të plotësojnë asnjë formular. Në një intervistë për ABC, Bardhi pranon se me lëvizjen e tij, Berisha po tenton të dalë kundër institucioneve të partisë, ndërsa sheh si të vetmen rrugë për tu bashkuar 18 dhjetorin.

Bardhi e sheh të panevojshëm një proces votëbesimi të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike në këtë moment. Sekretari i Përgjithshëm i është përgjigjur edhe deklaratave të ish-kryeministrit Berisha për dorëheqje, duke i kujtuar votën pro tij në 30 gusht dhe mandatin e marrë në të njëjtën formë nga kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. Intervistën e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi me kolegun Juxhin Mustafaraj iu ftoj ta ndiqni në fund të këtij edicioni informativ.

Pyetja: Zoti Bardhi, një ditë më parë Partia Demokratike ka nisur plotësimin e disa formularëve për delegatët e Kuvendit Kombëtar. Ka qenë një vendim i kryesisë së  Partisë Demokratike, pse ishte e nevojshme që delegatët e Kuvendit Kombëtar të plotësojnë këtë formular?

Gazment Bardhi: Në zbatim të vendimit të kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm ka ngritur një grup pune për organizimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, ora 11 në Pallatin e Kongreseve dhe ka ngarkuar secilën degë të partisë për të kryer njoftimet e anëtarëve të Kuvendit siç është bërë në çdo Kuvend të Partisë Demokratike. Secila degë zgjedh formën e vet të mënyrës së njoftimit, nëse do ta bëjë atë me telefon, me SMS, me shkrim, me takim dhe mbajtje të procesverbalit për takimin ballë për ballë. Pra, është një mënyrë që secila degë e zgjedh vet për njoftimin e anëtarëve të Kuvendit. Nuk ka një formular të shpërndarë po themi zyrtarisht apo të miratuar nga Partia Demokratike, apo nga Sekretari i Përgjithshëm. Sigurisht që ka dhe do të ketë gjithmonë forma të njoftimit që ndjek secila degë në mënyrën dhe formën e vet. E kam parë këtë që ju thoni në media, ose në rrjetet sociale. Dua të konfirmoj që secili prej anëtarëve të Kuvendit Kombëtar ka të drejtën sipas statutit dhe rregullave të mbledhjes së Kuvendit, që të marrë me shkrim materialet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Dhe ajo është një procedurë normale njoftimi që degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë janë duke ndjekur dhe kanë përgjegjësi statutore për ta ndjekur.

Pyetja: Përse ishte e nevojshme që të zhvilloheshin dy Kuvende dhe a mund ta themi me plotë bindjen se Partia Demokratike tashmë e ka pësuar një çarje dhe është në dy grupime të mëdha?

Gazment Bardhi: Pa diskutim që ka një përpjekje, një tentativë të zotit Berisha për të dëmtuar Partinë Demokratike, për të dalë kundër Partisë Demokratike, për të dalë kundër institucioneve të Partisë Demokratike. Të gjithë kujtojnë që zoti Berisha e nisi një lëvizje për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ditën kur skadonte afati për të dorëzuar kërkesën që Kryesia e  partisë apo Këshilli Kombëtar të kishte mundësinë për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë, devijoi nga procedura dhe vendosi t’i mbyllë kërkesat apo firmat për aq sa janë mbledhur në kasafortën personale të zotit Paloka. Në  atë moment Kryesia e partisë nën përgjegjësinë që ka në raport me secilin prej anëtarëve të Kuvendit, me secilin prej anëtarëve të partisë, por edhe mbështetësit e Partisë Demokratike, gjykoj se pavarësisht se sa është numri i atyre që kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Partia demokratike do të duhet të zhvillojë një Kuvend Kombëtar ku të dëgjohet zëri anëtarëve të Kuvendit pavarësisht opinionit apo mendimit që ata mund të kenë. Ajo që unë kam parë dhe kam vrejtur me keqardhje gjatë gjithë këtyre ditëve kam parë që ka një tentativë që në datën 11 të bëhen bashkë në një tubim Sali Berisha, Edi Rama apo njerëzit e Edi Ramës dhe njerëzit e Ilir Metës. Dhe kjo është një fatkeqësi e madhe sepse është padyshim një tubim kundër interesit të Partisë Demokratike, kundër Partisë Demokratike.

Pyetje: Pak ditë më parë Sali Berisha i bëri thirrje dinjitetit tuaj e ju kërkoi që së bashku me nënkryetarët e partisë të jepni dorëheqjen. A jeni ju përballë një vendimi të tillë dhe a do ta ndërmerrnit këtë hap?

Gazment Bardhi: Së pari, e kam dëgjuar dhe dua të shpreh keqardhjen time për këtë kërkesë të pambështetur të zotit Berisha. Qoftë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike, qoftë nënkryetarët e Partisë Demokratike janë zgjedhur në mbledhjen e datës 30 gusht të këtij viti nga Këshilli Kombëtar. Kanë marrë votën personale të Sali Berishës në zgjedhjen e tyre dhe në një moment të caktuar ku secili prej nesh vendos që përballë interesit të Sali Berishës të vendosë dhe t’i japë prioritete interesit të Partisë Demokratike, interesit të demokratëve, ne shpallemi jo legjitim, ne shpallemi të shitur dhe na kërkohet të japim dorëheqjen apo të largohemi nga funksionet tona. Fjala vjen, rregulli që zoti Berisha  flet për zgjedhjen e lidershipit të partisë me dy alternativa, se kjo është arsyeja që ai jep për konsiderimin e sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të partisë si jolegjitim. Sipas statutit nuk është një rregull që vepron për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm apo të nënkryetarëve të partisë, është një rregull që vepron për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por duke qenë se kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i zgjedhur në të njëjtën formë dhe në të njëjtën mënyrë si sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarët, në këtë moment është rreshtuar përkrah zotit Berisha ai njihet si legjitim nga zoti Berisha, madje është konsideruar i vetmi institucion, kryetari i Këshillit Kombëtar, i vetmi institucion legjitim brenda Partisë Demokratike dhe pse është zgjedhur në të njëjtën formë siç është zgjedhur sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarët. Pra, ka një dopjo standard në këtë rast. Unë e kam thënë dhe në mbledhjen e kryesisë dhe e përsëris, asnjëri prej nesh nuk ka asnjë arsye për tu ndier keq, as për tu intimiduar në raport ushtrimit të detyrës dhe përgjegjësive që kemi përpara demokratëve, sepse cilido që gjatë kësaj periudhe nuk do ti bindet zotit Berisha do të shpallet prej tij jolegjitim, që kështu nuk ka asnjë surprizë në kërkesën e zotit Berisha.

Pyetja: Zoti Meta, një ditë më parë doli publikisht dhe akuzoi PD se ka bashkëpunuar me PS, duke mos u regjistruar në datën që ai dekretoi për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, keni ndonjë koment për këtë?

Gazment Bardhi: Së pari, kjo është një e pavërtetë e madhe, sepse ju e dini që zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën, nuk u njohën nga Partia Demokratike dhe i gjithë koalicioni opozitar, por ndërkohë komisioni qendror i zgjedhjeve refuzoi të hapte procedurën për regjistrimin e kandidatëve dhe partive politike në zgjedhjet e tetorit. Dhe është e pamundur për një parti politike serioze, që të regjistrohet në bulevard, sepse për të marrë pjesë në zgjedhje duhet të paraqitet një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ju e mbani mend që katër anëtarët e Edi Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, refuzuan të njihnin Dekretin e Presidentit të Republikës e për pasojë të hapnin procedurën për regjistrimin në zgjedhjet vendore të dekretuara në përputhje me Kushtetutën nga Presidenti në tetor të vitit 2019 dhe në këtë mënyrë ishte e pamundur për ne që të regjistroheshim në një proces që ishte i pahapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prandaj kjo është një e pavërtetë e madhe sikundër të gjitha të pavërtetat që për fat te keq kanë dalë gjatë këtyre ditëve nga zyra e Presidentit të Republikës. Dua të shpreh keqardhjen, e kam thënë dhe më parë, për mua institucioni i Presidentit të Republikës, është institucioni që përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk mundet kurrsesi që nga zyra e Presidentit të Republikës apo nga institucioni i Presidentit të Republikës, të dalin fletë-rrufe, shpifje apo akuza baltë drejtuar kryetarit të opozitës, kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha.

Pyetja: Zoti Bardhi, në fakt zoti Berisha prej më shumë se dy muajsh ka nisur ato që i ka pagëzuar si foltore të tij. A është gati zoti Basha të nisë një tur takimesh?

Gazment Bardhi: Së pari, ne jemi në kontakt dhe në takime të përditshme me anëtarët e partisë, me strukturat e partisë, duke nisur nga kryetari i partisë, sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët, deputetët, drejtuesit politikë, pra janë në kontakt të përditshëm me anëtarët e partisë, mbështetësit tanë dhe me strukturat e partisë. Do duhet të kemi parasysh diçka, që agjendën politike të Partisë Demokratike, nuk e cakton halli apo problemi apo interesi personal i Sali Berishës. Agjendën politike të Partisë Demokratike e dikton përgjegjësia që ne kemi në raport me demokratët, përgjegjësia që ne kemi në raport me shqiptarët. Ne jemi në krye të detyrës, jemi në betejë me  të vetmin armik të demokratëve dhe kundërshtarin tonë politik Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë do të duhet të përqendrohet këtu. Sigurisht që zoti Berisha ka një problem të tijin personal , është në të drejtën e tij të ndërtojë formën e reagimit mbi problemin e tij personal, por e kam thënë dhe dua ta përsëris: Problemet personale, hallet personale do duhet të mbahen larg shtëpisë së demokratëve, larg  selisë  së Partisë Demokratike, secili do duhet ti mbajë në shtëpinë e tij.

Pyetje: Në këtë moment kur Partia Demokratike dukshëm është ndarë në dy grupe, a besoni se është e nevojshme që Lulzim Basha pavarësisht se u zgjodh përpara tre muajsh si kryetar i Partisë Demokratike, të kalojë në një votëbesim nga anëtarësia e kësaj force politike?

Gazment Bardhi: Së pari unë nuk dua kurrë ti ndaj në grupime demokratët, ne jemi demokratë, jemi  një parti dhe kam bindjen e plotë që do vazhdojmë të jemi një parti. Së dyti, siç ju e thatë, kryetari i partisë është zgjedhur jo më larg se disa muaj  më parë me një mbështetje masive të anëtarëve të partisë, nga ai moment nuk ka ndryshuar asgjë, me përjashtim të problemit personal të Sali Berishës. Dhe unë nuk besoj që ne kemi luksin për të humbur kohën për  të futur partinë  në procese jashtë statutore, në procese që nuk përputhen me agjendën që do duhet të ketë  çdo demokrat dhe Partia Demokratike, thjeshtë për faktin që zoti Berisha pas datës 19 maj ka një problem personal me Shtetet e Bashkuara  të Amerikës./m.j

Next Post
Covid-19/ Kosova shënon 4 vdekje dhe 56 raste pozitive

Situata e COVID në Kosovë/ Raportohen 15 raste të reja dhe asnjë vdekje në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

July 4, 2026
“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

July 4, 2026
Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

July 4, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

July 4, 2026
Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

July 4, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha uron SHBA në 250-vjetorin e Pavarësisë: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

July 4, 2026
Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

July 4, 2026
Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

July 4, 2026
Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In