• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, nje parti që drejton opozitën me humbës

by Java News
14/02/2016 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, ka ndryshuar totalisht mënyrën e drejtimit të saj nga koha kur këtë forcë politike e drejtonte Sali Berisha. Formati i përdorur nga Basha, duket se është një rrëmujë e shpikur për të zhvilluar një kryesi të gjerë, ku kryetari kërkon të ketë kontrollin e saj me të emëruar dhe humbës. Shumica e anëtarëve të kryesisë nuk janë të zgjedhur si anëtarë kryesie, por janë aty për shkak të pozicionit si drejtues departamentesh, sekretari apo edhe në grup parlamentar.

Pra, nuk kemi një kryesi të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar direkt, por kemi drejtues departamentesh , të propozuar nga Basha, të cilët janë anëtarë kryesie vetëm sepse  kanë kandiduar për një pozicion drejtuesi, kuptohet si gjithmonë të preferuarit e tij personalë. Kush më shumë e kush më pak, janë thjesht vegla pune të një ustai.

Gjatë kohës që PD drejtohej nga Berisha, kryesia zgjidhej drejtpërdrejt nga Këshilli Kombëtar i cili votonte dhe sekretarët. Në rastin e Bashës janë shpikur departamentet, shumica e të cilave nuk funksionojnë. Pra kemi anëtarë kryesie të cilët në fakt nuk bëjnë asnjë punë, thjesht janë prezentë kur i duhen kryetarit.

Kryesia e PD-së është kthyer në një grup, ku një pjesë janë humbës, një pjesë të emëruar, një pjesë të pazgjedhur, një pjesë nuk e dimë pse janë atje, e kështu me radhë. Kryesi ku ka ka vlera por edhe sharlatanë.

Të drejtosh me humbës

Në fakt, ajo që duket më problematike tek mënyra se si Lulzim Basha, drejton PD-në është emërimi apo komandimi në departament i atyre që humbin gara të njëpasnjëshme.  Ky është një nga gabimet e vazhdueshme të Bashës, të cilin duket se e ka parim për të investuar vazhdimësisht në humbës, mjafton që ata të jenë servilë të tij ose borxhlinj për të tjera arsye. Po sjellim më poshtë disa shembuj që fillojnë me një zonjë e përfundojnë më një klloun e sharlatan që paguhet nga klanet të pista klienteliste pranë Lulzim Bashës.

Grida Duma 9 Janar 2016Grida Duma, u komandua fillimisht Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun. Më pas, pasi kishte zënë karrigen u zgjodh në këtë post me votim. Kandidoi për kryetare Bashkie në Durrës, solli rezultatin më disfatist në histori për PD-në. Humbi, por jo denjësisht. Rikthehet me një axhendë personale, ditë pas dite e shikojmë në terren si Sekretare Marrëdhënieve me Publikun me 10 kamera nga pas, zakonisht në fundjavë në mënyrë që të ketë audiencë. Asnjë njoftim nga PD zyrtarisht çka flet për axhendën e saj personale. Grida humbi, por u rikthye më fortë se kurrë, jo se e mbështesin shqiptarët apo demokratët, por Basha nuk di të frenojë pasionet e urdhëruara të një sekretareje. Irfani thonë se dikur i bënte më mirë. (Kujtojme Grida ka qenë sekretare e Irfan Hysenbelliut)

Enkelejd Alibeaj, kandidion për Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, humbet përballë Arben Ristanit dhe Eduard Selamit. Kandidohet nga Basha për kryetar Bashkie në Fier, pikërisht aty ku shumica e ish-krye komunarëve nuk donin ta shihnin me sy e jo më ta mbështesnin në garë. Humbet  jo denjësisht, por ngrihet në detyrë. Emërohet shef i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë duke u bërë automatikisht anëtar kryesie. Demokratët nuk e votuan, qytetarët e Fierit nuk e votuan, por e do Basha, edhe pse humbës ngrihet në detyrë. Sot PD e ka në krye të reformës për drejtësi.

turkuArdian Turku, është krejt ndryshe nga këta më sipër, intelektual dhe me mbështetje në PD kohë më parë. Kandidon për Bashkinë e Elbasanit dhe humbet. Me dinjitet ose jo është humbës. Emërohet në krye të departamentit të Pushtetit Vendor. Një profesionist që mund ta kryejë me përkushtim detyrën e ngarkuar, por nuk mund të shkojë në kryesi pa u zgjedhur në Këshillin Kombëtar, për më tepër ai ka humbur me diferencë historike. Për humbjen emërohet?

Së fundi, Ervin Salianji (kllouni i oborrit të PD mbështetur nga Henri Çili), humbi në garën për kreun e FRPD, u akuzua se fushata e tij shkoi qindra mijëra euro dhe kishte mbështetje jo vetëm nga të rinj të FRPD-së, por edhe nga trupa elektorale thelbësisht të majta. Demokratët vuajnë, kllouni i oborrit blinte salianji gjuhavota e bënte pazare. Kërkonte drejtimin e FRPD, por dështoi. Të rinjtë demokratë votuan kundër tij. Kjo për Lulzim Bashën nuk mjafton, ashtu si në rastet e mësipërme ai emëron Salianjin, në krye të një sekretariati shpikur pikërisht për ti hedhur një kockë dhe për ta ngritur në kryesi një klloun politik.

Për të gjitha faktet e mësipërme ata s’ka asnjë përgjegjësi. Kurrizi i Bashës kërkon të mbajë dru më shumë sesa i takon, ndoshta do kërruset shpejt dhe vështirë se mund të ngrihet me humbës e dështake. Ata e braktisin të parët në çdo moment.

Këto janë disa nga rastet që tregojnë se në Partinë Demokratike mjafton të humbasësh, mjafton të jesh servil, mjafton të jesh klloun dhe sharlatan, i mbështetur nga një grup klientelist dhe menjëherë je anëtar i kryesisë së PD-së, sepse kryetari Basha të emëron dhe komandon, shpik departamente apo sekretariate dhe të bën anëtar kryesie po plotëson këto parametra. Nuk i prish asnjë punë se ti je fshatar analfabet dhe pa asnjë vlerë qytetare, ai të çon në krye të bën vetë qytetar. Mjafton që ke kollare dhe kostum. Koçi i teto Sofkës po të ishte gjallë (ndjesë pastë), sot mund të ishte sekretar për Aksionin Qytetar.

Sa vlerë kanë segmente nga kjo kryesi, pa lenë mënjanë disa personazhe, citynews, ditë pas dite do të sjellë fakte të pakontestueshme. Të gjitha shkeljet dhe abuzimet e bëra me statutin e PD-së, nga kreu demokrat Lulzim Basha, emërimet dhe shpërblimet e një tarafi humbësish dhe dështakësh që rrezikojnë ti rezervojnë PD-së humbjen e radhës.

Duhet të diskutohet dhe reflektohet sot, nesër do jetë vonë, i mbyturi te mbyt, thonë të vjetrit./citynews

Next Post

"Xhesika Ndoj gënjen... nuk ka asnjë deputet, ajo kërkon vetëm vëmendje"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In